Nicole Kidman interpreton rolin e mbretëreshës së Monaco’s, në filmin biografik kushtuar, Grace Kellyt.
“Nuk kisha pasur rastin më parë që të luaja një rol me aq elegancë e glamuor. E po ashtu kishte edhe shumë emocione me të cilat duhej të përballesha gjatë këtij roli’. Filmi për princeshën e Monakos, bën fjalë për një grua që lë aktrimin në Amerikë e shkon në Monaco, në një vend principatë ku do t’i duhet të jetë princeshë.
Gjithë peripecitë e jetës së saj, janë të përfshira në këtë film.