Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nguti për teatrin, ego autoritare apo akti i fundit i saj?

2020/05/17 at 4:25 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Nguti për teatrin, ego autoritare apo akti i fundit i saj?

Nga Manjola Bregasi – 

Teatri ra! Nuk duhej të ishte kjo fjala e duhur për një institucion kulture. Por për fat të keq, godina e tij u kthye në argument debatesh e replikash politike. Në dyert e tij u fol për gjak e rezistencë dhe prishja e tij ashtu sikurse u firmos, edhe u ekzekutua në orët e vona të natës. Teatri luajti mëngjesin e sotëm aktin e tij të fundit, të një shfaqjeje të shumëpërfolur e të pazakontë, në një kohë gjithashtu të pazakontë. Në një kohë lufte. Të paktën kështu e kishte cilësuar vazhdimisht kryeministri i vendit, periudhën e shpërthimit të pandemisë, të cilën deri në 23 Qershor e ka vulosur gjendjen e  fatkeqësisë natyrore. Është pikërisht kjo gjendje dhe aktet normative që dalin prej saj, ato që sot juridikisht u ndalojnë qytetarëve shqiptarë të  protestojnë,  por kurrsesi nuk ndalojnë shembjen e teatrit në orët e para të mëngjesit, ende pa aguar.

“Erdhën, erdhën”. Ishte kjo thirrja që dëgjohej në videot e shpërndara në rrjet, ndërsa njerëzit që ndodheshin brenda godinës u nxorën në errësirë prej saj, dhe fadromat prisnin jashtë të nisnin aksionin.

Përse ky ngut? Kush nxitonte kaq shumë? A nuk mund të prisnim që “lufta” të përfundonte? A nuk mund të prisnim që të paktën të binte mëngjesi? A nuk kishte të tjera prioritete e probleme qeverisja shqiptare sot? Përse ky ngut për të kyer “punët e ligjshme të shtetit” në stilin e punëve të paligjshme që tirren natën duke na kujtuar përralla me kusarë, përtej çdo orari zyrtar, në një ditë të dielë pushimi? Kush u ngut kaq shumë për të çuar fadromat tek teatri, pa pritur mëngjesin, pa pritur të hënën, e mbi të gjitha, pa pritur një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ku çështja ishte dërguar nga Presidenti i Repubikës? A ishte teatri një emergjencë kombëtare që duhej të shembej sot, pa pritur që së paku gjykata të shprehej për të?

Teatri u shemb, duke lënë pas zemërim, zhgënjim, pakuptim, por dhe çudi, për një akt, që të paktën kështu nuk mendohej se do të ndodhte. E ndërsa të gjitha rugët që të sjellin në Tiranë sot janë blinduar me forca policie, opozita njofton protesta pas këtij veprimi. Presidenti flet për një krim antikushtetues dhe ambasadat për një shembje të nxituar.  Ajo që sërish mbetet është pyetja: Përse ky ngut? A ishte ky vendim, ego për të shprehur autoritet qeverisës, apo akti i fundit i këtij autoriteti? Koha do të flasë!/Opinion.al

Etiketa: egoManjola BregasiqeverisjeramateatriVeliaj

Ju sugjerojmë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
Bota

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

28 Nëntor, 2025 9:10 pm
Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
Aktualitet

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

28 Nëntor, 2025 8:36 pm
Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
Bota

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

28 Nëntor, 2025 8:02 pm
Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it
Bota

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

28 Nëntor, 2025 7:19 pm
Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë
Te Fundit

Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë

28 Nëntor, 2025 7:08 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 8 automjete

28 Nëntor, 2025 6:47 pm
Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz
Bota

Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz

28 Nëntor, 2025 6:39 pm
Itali, greva e transporteve paralizon vendin
Bota

Itali, greva e transporteve paralizon vendin

28 Nëntor, 2025 6:06 pm
Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri
Sport

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri

28 Nëntor, 2025 5:16 pm
“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine
Kronikë

“Është e mirë?/Zbardhen bisedat, oficeri i Antiterrorit komunikon për blerje kokaine

28 Nëntor, 2025 4:03 pm
Para
Përplasje fizike mes policisë dhe të rinjve në rrugën “Myslym Shyri”

Përplasje fizike mes policisë dhe të rinjve në rrugën “Myslym Shyri”

Shembja e Teatrit, Kryemadhi flet pas shoqërimit në polici

Kryemadhi: Mendon se recitimet e Ndrenikës do i ketë me orgjitë e Veliajt

Video/ Si u bllokuan sot rrugët që hyje në Tiranë

Video/ Si u bllokuan sot rrugët që hyje në Tiranë

TE FUNDIT

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
28 Nëntor, 2025

Quhet “Oplan Deu” dhe është plani sekret i Gjermanisë për një konflikt të mundshëm me Rusinë. Rreth dhjetë oficerë të...

Lexo më shumë

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
28 Nëntor, 2025

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi mbrëmjen e sotme një ceremoni në Presidencë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së vendit. Në fjalën e...

Lexo më shumë

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
28 Nëntor, 2025

Trembëdhjetë njerëz janë vrarë në një operacion izraelit në Sirinë jugore të premten, sipas mediave shtetërore siriane. Damasku e ka...

Lexo më shumë

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it
28 Nëntor, 2025

Rusia tha të premten se po e shqyrton ndalimin e shërbimit të njohur për dërgimin e mesazheve, WhatsApp, duke e akuzuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com