Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngrohja globale / Ja çfarë “i hedh në erë” premtimet e mëdha

2015/12/16 at 10:22 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ngrohja globale / Ja çfarë “i hedh në erë” premtimet e mëdha

Nga George Monbiot


Në krahasim me atë që mund të kishte qenë, marrëveshja e arritur në fund të samitit të OKB-së mbi klimën në Paris, është një mrekulli. Por në krahasim me atë që duhet të kishte qenë, është një fatkeqësi. Brenda kuadrit të ngushtë ku u zhvilluan bisedimet, marrëveshja pas bisedimeve mbi klimën, përbën një sukses të madh.

Besimi dhe vetë-përgëzimi me të cilën u prit teksti përfundimtar, pranon dështimin e samitit të Kopenhagenit 6 vjet më parë, ku negociatat u zhvilluan ethshëm për mjaft ditë, para se në fund të dështonin. Zotimi i marrëveshjes së fundit, për të mbajtur rritjen e temperaturave globale nën kufirin e 1.5 gradëve Celsius, pas refuzimit të kësaj kërkese për kaq shumë vite, mund të shihet si një fitore të bujshme.

Por jashtë kornizës, dokumenti ngjan si diçka tjetër. Dyshoj se ndonjë prej negociatorëve, beson sinqerisht se si rezultat i këtyre bisedimeve, nuk do të ketë një rritje të temperaturave përtej këtij kufiri. Sikurse pranohet në hyrjen e marrëveshjes, edhe 2 gradë Celsius, në kuadrin e premtimeve të dobëta që sollën qeveritë në Paris, është një objektiv tejet ambicioz.

Edhe pse e negociuar nga disa kombe në mirëbesim, rezultatet e vërteta ka të ngjarë të na çojnë drejt avarive klimatike, që do të jenë të rrezikshme për të gjithë, dhe vdekjeprurëse për disa. Qeveritë tona flasin për të mos ngarkuar me borxhe gjeneratat e ardhshme. Por ato sapo kanë rënë dakord, t’i lënë barrë pasardhësve tanë një trashëgimi shumë më të rrezikshme:dioksidin e karbonit, të prodhuar nga djegia e vazhdueshme e lëndëve djegëse fosile, dhe me ndikime afat-gjata mbi klimën globale.

Me 2 gradë celsius ngrohje, pjesë të mëdha të sipërfaqes së botës do të bëhen më pak të banueshme. Njerëzit e këtyre rajoneve, ka të ngjarë të përballen me ekstreme të egra:thatësirat më të këqija në disa vende, përmbytjet më të këqija tek disa të tjera, stuhitë më të mëdha dhe potencialisht ndikime të rënda tek furnizimi me ushqime. Ishujt dhe zonat bregdetare në shumë pjesë të botës, janë në rrezik të zhduken nën dallgët e detrave dhe oqeaneve.

Një kombinim i deteve acidikë, vdekjes së koraleve dhe shkrirjes së Arktikut, do të thotë se gjithë zinxhirët e ushqimit detar mund të gjenden buzë kolapsit. Në tokë, shirat e pyjeve mund të reduktohen, lumenjtë të thahen dhe shkretëtirat të përhapen. Shfarosja masive, ka të ngjarë të jetë vula e epokës sonë. Këtë fytyrë do të ketë suksesi, siç përcaktohet nga brohoritjet e delegatëve. Apo edhe dështimi, madje edhe sipas kushteve të tyre? E pra kjo është shumë bindëse. Ndërsa draftet e mëparshme, specifikonin datat dhe përqindjet, teksti përfundimtar ka për qëllim vetëm të “arrijë kulmin global të emetimeve të gazrave serë, sa më shpejt të jetë e mundur”, që do të thotë çdo gjë dhe asgjë.

Për të qenë të ndershëm, dështimi nuk i përket bisedimeve në Paris, por të gjithë procesit.
Një maksimum prej 1.5 gradë celsius, tashmë një objektiv aspiracional dhe jo një objektiv detyrues, ishte jashtëzakonisht i arritshëm, kur u zhvillua Konferenca e parë e OKB-së mbi ndryshimet klimatike në Berlin në vitin 1995.

Dy dekada zvarritje, të shkaktuara nga lobimi – i hapur, i fshehtë dhe shpesh dashakeq– i kompanive të karburanteve fosile, shoqëruar me hezitimin e qeverive për t’u shpjeguar elektoratit të tyre se të menduarit afatshkurtër ka kosto afatgjata, bëri që dritarja e mundësive tashmë të jetë treçekek e mbyllur. Bisedimet në Paris ishin më të mirat se ndonjëherë më parë. Dhe kjo është një aktakuzë e tmerrshme.

Edhe pse në krahasim me gjithë atë që ka ndodhur më herët, rezultati mund të cilësohet pozitiv, kjo na lë me një marrëveshje thuajse qesharake e të pabalancuar. Ndërsa negociatat mbi pothuajse të gjitha rreziqet e tjera globale kërkojnë të trajtohen në të dyja skajet e problemit, samiti i klimës i OKB-së u fokusua tërësisht tek konsumi i lëndëve djegëse fosile, duke injoruar prodhimin e tyre.

Në Paris, delegatët ranë dakord solemnisht për të ulur kërkesën, por në vendet e tyre ata kërkojnë të maksimizojnë prodhimin. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur edhe një detyrim ligjor mbi vete, në bazë të Aktit të Infrastrukturës 2015, për të “maksimizuar rimëkëmbjen ekonomike” në fushat e naftës dhe gazit.

Nxjerrja e lëndëve djegëse fosile jashtë përdorimit, është një gjë shumë e vështirë. Por marrëveshja e Parisit, është plot me fakte të buta:premtime që mund t’u rrëshqasësh, apo që mund të jenë të pazbatueshme. Derikur qeveritë të marrin përsipër t’i mbajnë nën tokë lëndët djegëse fosile, ato do të vazhdojnë të minojnë marrëveshjen që sapo e kanë nënshkruar.

Me Barak Obamën në Shtëpinë e Bardhë, dhe një qeveri që mbikqyrte negociatat në Paris, kjo është më e mira që mund të jepte SHBA-ja në një samit të këtij lloji. Nuk ka të ngjarë që pasuesi i tij në presidencën amerikane të tregojë të njëjtin përkushtim. Në vende si Britania e Madhe, premtimet e mëdha jashtë vendit, janë minuar nga shkurtimet e mjerueshme në shtëpi.

Çfarëdo që të ndodhë tani, ne nuk do të shihemi me mirësi nga gjeneratat e ardhshme. Pra, le t’i lemë delegatët të përgëzojnë vetveten, mbi një marrëveshje më të mirë sesa mund të pritej. Dhe le ta zbusim atë me një falje për të gjithë ata që ajo do të tradhtojë. /The Guardian/Bota.al/



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
BE i ndalon fëmijëve Facebook?!

BE i ndalon fëmijëve Facebook?!

Çaj mente për dhimbje koke

Çaj mente për dhimbje koke

Sillte rroba kontrabandë, arrestohet në Rinas italiania

Policisë i ikën i deportuari në Rinas

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com