Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë: Çfarë pritet të ndodhë?

2018/12/23 at 8:17 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë: Çfarë pritet të ndodhë?

Java që lamë pas do të memorizohet në historinë e sistemit të drejtësisë në vend për nisjen e funksionimit të dy prej institucioneve të rëndësishme në kuadër të Reformës në Drejtësi, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në mbledhjet e para, drejtuesit respektivë  Naureda Llagami (KLGJ) dhe Gent Ibrahimi (KLP) përmendën qëllimin e përbashkët për rikthimin e besimit të publikut tek drejtësia.

Por cilat janë lëvizjet e para që do të ndërmarrin këto dy institucione?

Një nga ndërmarrjet më primare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është hapja e garës për Prokurorin e Përgjithshëm me mandat. Prokurori i ri do të zërë vendin e Arta Markut, prokurores së Përgjithshme të Përkohshme. Në korridoret e prokurorive kanë nisur të përfliten emrat e parë të kandidatëve, por nuk përjashtohet edhe një kandidim i kryeprokurores së Përkohshme, Marku. Në vijim KLP-ja do të zgjedhë edhe prokurorët e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, e njohur si SPAK.

Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të jetë në funksion me gjithë kapacitetin për të garantuar mbarëvajtjen e gjykatave në vend. Pasi të zgjedhë katër komisionet e përhershme mes anëtarëve të Këshillit, KLGJ pritet të hedhë hapa për ngritjen e Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Njëkohësisht KLGJ-ja do të miratojë aktet nënligjore për gjyqtarët dhe do të marrë vendime për emërimet dhe promovimin e gjyqtarëve tyre apo vendosjes së masave disiplinore.

Pas nisjes së procesit të Vettingut, vënia në funksion e KLP-së dhe KLGJ-së dhe veprimet që do të ndërmerren duket se do të jetë prova e radhës e sistemit të drejtësisë në sytë e publikut.

Foto 1: KLGJ

Foto 2: KLP

Anëtarët e KLGJ

Naureda Llagami, kryetare

Maksim Qoku, zv.kryetar

Medi Bici, Gjykata e Lartë

Ilir Toska, Gjykata e Apelit Tiranë

Brikena Ukperaj, Gjykata e Apelit Vlorë

Dritan Hallunaj, Gjykata e Krimeve të Rënda

Brunilda Kadi, Gjykata e Tiranës

Marçela Shehu, Gjykata e Rrethit Kurbin

Fatmira Luli, e zgjedhur nga Avokatia

Alban Toro, i zgjedhur nga Avokatia

Erion Muharremaj, i zgjedhur nga pedagogët

Anëtarët e KLP

Gent Ibrahimi, kryetar

Alfred Balla, nënkryetar

Kostaq Beluri, Prokuroria e Përgjithshme

Bujar Sheshi, Prokuroria e Apelit Tiranë

Arben Dollapaj, Prokuroria e Apelit Vlorë

Gentian Osmani, Prokuroria e Krimeve të Rënda

Antoneta Sevdari, Prokuroria e Tiranës

Besnik Cani, i zgjedhur si prokuror në Elbasan

Nurihan Seiti, i zgjedhur nga avokatia

Tartar Bazaj, i zgjedhur nga avokatia

Sandër Beci, i zgjedhur nga radha e pedagogëve

Etiketa: drejtesiae reKLGJKLP

Ju sugjerojmë

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
-U tha në Opinion

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

14 Tetor, 2025 10:25 pm
Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
Kryesore

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

14 Tetor, 2025 9:38 pm
Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
Aktualitet

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

14 Tetor, 2025 8:46 pm
Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
Aktualitet

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

14 Tetor, 2025 5:54 pm
Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…
Aktualitet

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

14 Tetor, 2025 5:46 pm
Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media
Aktualitet

Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media

14 Tetor, 2025 5:22 pm
“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike
Aktualitet

“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike

14 Tetor, 2025 4:53 pm
Dumani raporton te “Ligjet”: 65.5 milionë euro të sekuestruara gjatë vitit 2024
Aktualitet

Dumani raporton te “Ligjet”: 65.5 milionë euro të sekuestruara gjatë vitit 2024

14 Tetor, 2025 4:26 pm
Kodit Penal/Çela: Po e patët me urgjencë, përktheni atë gjerman meqë na duhet në BE
Aktualitet

Kodit Penal/Çela: Po e patët me urgjencë, përktheni atë gjerman meqë na duhet në BE

14 Tetor, 2025 1:56 pm
Para
Një emigrant shqiptar kandidat për deputet në Greqi

Një emigrant shqiptar kandidat për deputet në Greqi

Video/”Dua të shkoj në shkollë, por s’më lë mami”,apeli i fortë për ndihmë

Video/"Dua të shkoj në shkollë, por s'më lë mami",apeli i fortë për ndihmë

Video/ Manjani: Gjermania ka një linjë zyrtare skepticizmi ndaj Shqipërisë për shkak të drogës

Manjani komenton ndryshimet e pritshme në Qeveri: Muhabet kot, po kot fare

TE FUNDIT

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
14 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të martë ia hoqi shtetësinë kryebashkiakut të Odesës, Gennady Trukhanov, masë që shërbimi i sigurisë...

Lexo më shumë

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
14 Tetor, 2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë qenë në fokus të diskutimeve të analistëve në emisionin “Opinion”. Referuar rezultateve të zgjedhjeve, Baton...

Lexo më shumë

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
14 Tetor, 2025

Shqipëria fitoi me rezultatin 4-2 miqësoren ndaj Jordanisë, e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania”. Ishin miqtë ata që...

Lexo më shumë

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
14 Tetor, 2025

Në orët e fundit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i është drejtuar Dumanit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com