Teatri Kombëtar ka njoftuar anulimin e shfaqjeve të programuara për tu vënë në skenë në gjatë kësaj fundjave për shkak të temperaturave të ulëta.
Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare të teatrit në Facebook bëhet me dije se ngricat kanë prekur tubacionet që furnizojnë me ujë kaldajën, gjë që e ka bërë të pamundur funksionimin e tyre.
Teatri Kombëtar i kërkon ndjesë publikut.
Nga ana tjetër kujtojmë që kjo situatë është tashmë e njohur për shumë banorë në kryeqytet që kanë mbetur prej disa ditës pa ujë. Megjithatë Ujësjellësi i Tiranës ka sqaruar asgjë për situatën.