Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas betimit të tetë prokurorëve të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK), para Presidentit Ilir Meta.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasada ka përgëzuar prokurorët të cilët do të jenë psjesë e SPAK, ndërsa shton se nga dita e sotme Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit që në kohët e vjetra janë konsideruar si të paprekshëm.
Në këtë reagim thuhet se Shqipëria po nis një fazë të re të zhvillimit të saj demokratik dhe ligjor.
Reagimi i ambasadës amerikane
Shtetet e Bashkuara përgëzojnë tetë prokurorët të cilët u betuan këtë mëngjes si anëtarët e parë të Zyrës së Prokurorisë së Posaçme, duke shënuar një hap të rëndësishëm në themelimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK). Nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit – individë që në kohët e vjetra janë konsideruar si të paprekshëm. Ndërsa Shqipëria nis një fazë të re të zhvillimit të saj demokratik dhe ligjor, Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i palëkundur në mbështetje të SPAK dhe të të gjithë atyre që kërkojnë ti japin fund pandëshkueshmërisë dhe të sjellin drejtësi për popullin shqiptar./ Opinion.al