Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngrehalucët

2018/02/05 at 10:27 AM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Opinion/ Tupja: Ja si ‘bënin’ seks shqiptarët në komunizëm

Edmond Tupja –


 

Ata janë kudo, o lexuese e lexues pak a shumë besnikë të kësaj rubrike të përjavshme! Po, ata janë kudo, para e mbrapa, majtas e djathtas, poshtë e lart, rreth e përqark, në qendër e në periferi, por sidomos, veçanërisht e kryesisht në pushtet.

Ju i shihni çdo ditë, orë e çast, në ekranet e televizorit, në rrjetet sociale, i shihni përherë tek marrin poza pompoze, fryhen e ligjërojnë me gojën bilbil e shtatin karafil, premtojnë, sigurojnë, ledhatojnë, ngadhënjejnë e ngashënjejnë, ju bëjnë për të qarë e për të qeshur, kravatështrënguar a mëngëpërveshur, të kaluarën baltosin, të tashmen sheqerosin, të ardhme hekurosin për ju, për ne, madje edhe për pasardhësit tanë të mirëpritur ndër shekuj!

Ata janë kudo, dhe nuk do të mjaftonte fjalori i gjuhës shqipe për t’ju furnizuar me fjalë, togfjalësha, shprehje frazeologjike, aforizma e proverba, që të arrini t’i karakterizoni ata nga të gjitha këndvështrimet e mundshme dhe të imagjinueshme.

Për të qenë i sinqertë me ju, të gjitha e të gjithë sa jeni e do të jeni, më duhet të pranoj botërisht se, tek mendoja pardje, pak para mesnate, për fjalën e vetme që do të ishte në gjendje t’i karakterizonte në thelb këta njerëz të sojit homo politicus në Shqipërinë e sotme çmendurisht demokratike, u mata të hapja pikërisht “Fjalorin e gjuhës shqipe” (Tiranë, 2006), por në çast hoqa dorë nga një aventurë e tillë! Hoqa dorë për arsyen e thjeshtë dhe fort bindëse se do të më duheshin ditë, në mos javë të tëra, për të zgjedhur fjalën më të përshtatshme për qëllimin tim midis 48 mijë fjalëve që përmban ky fjalor! Mirë- po, disa minuta më vonë, vendosa t’ia lë rastësisë në dorë këtë zgjedhje; mora, pra, fjalorin nga rafti pranë, e vura mbi tryezë, shova abazhurin, mbylla sytë dhe e hapa kuturu, siç ma dha truri, me dorën e djathtë, pastaj vura gishtin tregues diku te faqja në të majtën time dhe ndeza abazhurin: O mrekulli e mrekullive! Mollëza e gishtit kishte qëndruar bindshëm e përbindshëm te fjala “ngrehaluc”!

O Perëndi, çfarë dhurate më bëri fjalori im i vjetër dymbëdhjetëvjeçar, isha gati ta puthja! Ja si e përkufizon ai këtë fjalë: “që kapardiset, që krekoset e shet mend”. Pasi më mësoi se kjo fjalë përdoret edhe si emër, edhe si mbiemër, ai sjell një shembull: “njeri ngrehaluc” (Autorët e tij mund të kishin shkruar edhe “politikan ngrehaluc”, edhe “pushtetar ngrehaluc” edhe “kryetar ngrehaluc”, pavarësisht nga niveli apo lartësia e ngrehjes, ngrefjes apo ngrefosjes së tyre edhe qesharake, edhe vulgare!). Gjithsesi, le të shohim nga vjen kjo fjalë. Fjalori na më- son se vjen pikërisht nga folja “ngrehem” dhe se “i ngrehur” ka edhe kuptimin “që e mban hundën përpjetë, i kapardisur”; nga ana tjetër, i njëjti fjalor na mëson se folja “ngrehem” ka për sinonim foljen “ngrefosem”, pra, “fryhem”, dhe sjell shembullin “ngrefoset gjeldeti”, kurse, në kuptimin e figurshëm, “ngrefosem” do të thotë “nxjerr gjoksin përpara dikujt dhe drejtoj trupin, për t’u mburrur, shes mend, kapardisem”, si edhe “e kërcënoj dikë, i kanosem”; mandej, për mbiemrin “i ngrefosur”, fjalori sjell edhe shembullin “i pispillosur e i ngrefosur”. Së fundi, o surprizë e surprizave: fjalori na mëson se në shqipe ekzistuaka edhe folja “ngrehalucem” në kuptimin “kapardisem, krekosem, shes mend”. E vetmja e metë – një harresë – e fjalorit është se foljet “ngref” dhe “ngrefem” nuk i përmend fare, sigurisht për shkak të ngarkesë së tyre haptas erotike!

Le t’u kthehemi tani atyre që janë kudo, pra ngrehalucëve tanë që po na marrin frymën, shikimin e dëgjimin me praninë e tyre të papranueshme. O Zot sa të padurueshëm që janë, sa të ngopur me vetveten e sa të pangopur me pushtet e para, sa të bindur për pavdekësinë e tyre, sa të neveritshëm kur përrallisin e na ngopin me dokrra, dëngla e gjepura! U lumtë autorëve të fjalorit të gjuhës shqipe që duken sikur i paskan shpjeguar enkas për ata fjalët “ngrehem” e “i ngrehur”, “ngrefosem” e “ i ngrefosur”!

Së fundi, lind pyetja e sikletshme: A do të arrijmë ndonjë ditë t’i heqim qafe ata, pra ngrehalucët? Mjerisht, duke vërejtur se si po ecin punët në shtetin tonë narkofeudokapitalist, mendoj se kjo do të jetë e pamundur për shumë arsye, të cilat nuk do t’i rendis këtu, por një zgjidhje ekziston, të paktën sipas ish-kolegut dhe mikut tim Françesk Armadhi, që mendon se ajo është detyrimisht e pamoralshme, por e vetmja që na mbetet: të bëhemi të gjithë ngrehalucë karabushë e karagjozë, aktorë të pafytyrë me shpirtin blozë!

Etiketa: edmond tupjangrehalucet


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Facebok feston 14-vjetorin, themeluesi i tij përcjell një mesazh: Kam bërë shumë gabime dhe marrëveshje të këqia

Facebok feston 14-vjetorin, themeluesi i tij përcjell një mesazh: Kam bërë shumë gabime dhe marrëveshje të këqia

Firmoset kontrata 240 milionëshe me firmën “Gjoka”, ja kur nis puna në Rrugën e Arbrit

Firmoset kontrata 240 milionëshe me firmën “Gjoka”, ja kur nis puna në Rrugën e Arbrit

Emetohet kartmonedha 10.000 lekë. Ja kur del në qarkullim

Emetohet kartmonedha 10.000 lekë. Ja kur del në qarkullim
















TE FUNDIT

Osmani pas takimit me liderët politikë: Nuk ka pajtim për konstituimin e Kuvendit

Osmani pas takimit me liderët politikë: Nuk ka pajtim për konstituimin e Kuvendit
15 Maj, 2025

As pas takimit të presidentes Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare të enjten, nuk është shënuar ndonjë përparim për...

Lexo më shumë

Sherri brenda KZAZ-së, policia shoqëron të riun: Nuk kishte efektivë të përfshirë

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
15 Maj, 2025

Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi incidentin e ndodhur në një KZAZ në zonën e Kasharit, ku një vëzhgues...

Lexo më shumë

PS i kërkon KQZ-së të nisë numërimin e votave nga Greqia

PS i kërkon KQZ-së të nisë numërimin e votave nga Greqia
15 Maj, 2025

Partia Socialiste ka kërkuar nga KQZ të vijojë numërimi i votave nga Greqia, pasi ende KZAZ e diasporës nuk ka...

Lexo më shumë

I pari nga votat preferenciale në Fier/Ceno Klosi:S’kam qenë i fokusuar te rezultati

I pari nga votat preferenciale në Fier/Ceno Klosi:S’kam qenë i fokusuar te rezultati
15 Maj, 2025

Ceno Klosi është renditur si kandidati më i votuar i qarkut të Fierit, teksa ka arritur të sigurojë gati 17000...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com