-Jetë dhe Stil

Ngordh macja më e famshme e internetit


               Publikuar në : 15:02 - 17/05/19 |
xhu lia

Macja e famshme e internetit Grumpy ka ngordhur për shkak të një infeksioni. Pronarët e saj u shprehën se ajo ishte 7 vjeç dhe nuk ja doli dot të kalonte këtë infeksion.

Grumpy u bë e famshme në vitin 2012 për shkak të një foto të shpërndarë në internet dhe kaq mjaftoi që ajo të bëhej virale dhe të kthehej në meme nga më të ndryshmet.

Në vitin 2014 Grumpy u bë pjesë e një filmi Krishtlindjesh dhe më pas pronarja e saj Tabatha Bundesen i hapi një llogari në Instagram, ku ka më shumë se 2 milionë ndjekës.

Në vitin 2018 pronarët e saj fituan 710 dollarë prej një padie që kishin bërë për të drejtën e autorit ndaj një kompanie amerikane.

Kjo kompani kishte të drejtë të përdorte imazhin e maces për të shitur një pije, por e përdorte për të shitur edhe produkte të tjera. Kështu që pronarët e saj e paditën dhe fituan  dëmshpërblimin  prej 710 mijë dollarësh./Opinion.al/

Pas