Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngjyrosja e kanalit të famshëm të Venecias, hetimet zbardhin shkakun e ngjarjes

2023/05/29 at 12:28 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ngjyrosja e kanalit të famshëm të Venecias, hetimet zbardhin shkakun e ngjarjes

Venedikasit u zgjuan të dielën në mëngjes me një pamje të pazakontë, pasi një pjesë e Kanalit të Madh të Venecias dukej se ishte kthyer në ngjyrë jeshile fluoreshente, duke bërë që policia të nisë hetimet mes spekulimeve se mund të ishte planifikuar nga aktivistët mjedisorë.

Autoritetet lokale kanë mbledhur mostra uji dhe kanë hapur një hetim urgjent.

Janë të shumta spekulimet se çfarë mund të ketë bërë që uji rreth urës së famshme të Rialtos të ndryshojë ngjyrë.

Teoritë variojnë nga lëshimi i bojës deri te një protestë nga aktivistët mjedisorë.

Mediat italiane raportuan se policia lokale po shqyrtonte CCTV për të përcaktuar nëse lëshimi mund të kishte qenë një marifet që përkonte me regattën e Volgalonga që po zhvillohej këtë fundjavë.

Në një intervistë me të përditshmen italiane La Repubblica, Maurizio Vesco i Agjencisë Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit tha se analizat e hershme treguan se njolla e gjelbër ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga lëshimi i fluoresceinës, një ngjyrë e padëmshme që përdoret zakonisht për të gjurmuar rrjedhën e ujit.

Ndërsa kjo substancë nuk është e pazakontë, Z. Vesco tha se doza e zakonshme ishte një lugë pluhur, por sipas hetimeve është hedhur në ujë të paktën 1 kg ngjyruesi.

 “E kam të vështirë të besoj se ishte një incident… dhe se një kilogram fluoresceinë u lëshua rastësisht në kanal”, tha ai për La Repubblica.

Shumë përdorues të mediave sociale thanë se imazhet që dilnin nga Venecia të kujtonin marifetin e vitit 1968 nga artisti argjentinas Nicolás García Uriburu, i cili ngjyrosi ujërat e Kanalit të Madh në të gjelbër për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet ekologjike./Opinion.al

Etiketa: hetimekanalngjyruesvenecia

Ju sugjerojmë

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
Sport

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

5 Dhjetor, 2025 10:51 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

5 Dhjetor, 2025 10:09 pm
FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
Sport

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

5 Dhjetor, 2025 9:36 pm
Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
Kryesore

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

5 Dhjetor, 2025 8:28 pm
Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?
Bota

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?

5 Dhjetor, 2025 7:56 pm
Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut
Bota

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

5 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

5 Dhjetor, 2025 6:22 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Hetimi britanik/ Putin autorizoi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal

5 Dhjetor, 2025 6:16 pm
Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë
Bota

Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë

5 Dhjetor, 2025 5:14 pm
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Aktualitet

“Po më shkelen të drejtat”, Gjykata urdhëron SPAK t’i japë Metës fashikujt e dosjes

5 Dhjetor, 2025 4:57 pm
Para
Mori peng për 2 orë një shtetas dhe e goditi me sende të forta, në pranga 58-vjeçari

Mori peng për 2 orë një shtetas dhe e goditi me sende të forta, në pranga 58-vjeçari

14 maji, Berisha mbledh kandidatët e Bashkive: Rezultati është larg atij që ju meritonit

14 maji, Berisha mbledh kandidatët e Bashkive: Rezultati është larg atij që ju meritonit

Von Cramon: Qeveria e Kosovës po rrezikon shumë me manovrat në veri

Von Cramon: Qeveria e Kosovës po rrezikon shumë me manovrat në veri

TE FUNDIT

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
5 Dhjetor, 2025

Në një ceremoni madhështore në Qendrën “John F. Kennedy për Artet Performuese” në Uashington DC, është finalizuar shorti i grupeve...

Lexo më shumë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
5 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në...

Lexo më shumë

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
5 Dhjetor, 2025

Presidentit Donald Trump i është dhënë çmimi i ri i paqes nga FIFA në shortin e Kupës së Botës. Sipas...

Lexo më shumë

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
5 Dhjetor, 2025

Në grup me Holandën, Japoninë dhe Tunisinë nëse kombëtarja shqiptare do të bëjë realitet ëndrrën për marr një biletë historike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com