Një grup alpinistësh, të cilët po ngjiteshin në malin e Murganës në Dropull kanë dhënë njoftimin se janë bllokuar ditën e sotme.
Ngjarja është shënuar rreth 15:30, teksa pas marrjes së lajmërimit janë mobilizuar të gjithë autoritetet përkatëse.
Njoftohet, sipas News24 se deri më tani është bërë e mundur lokalizimi i njërit prej personave që po ngjitej në mal, dhe është një mashkull 17-vjeçar.
Bëhet me dije gjithashtu se 17 vjeçari ka rrëshkitur dhe është përplasur me një shkëmb bore. Sipas njoftimeve paraprake i riu mund të ketë thyer këmbën nga rrëshkitja.
Prefekti i qarkut, Odise Kote dhe përfaqësues të tjerë ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes./Opinion.al