Aktualitet

Ngjarjet kriminale, Çuçi paralajmëron shkarkime në Policinë e Shtetit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:34 - 28/06/21 |
Opi Nion

Gjatë konferencës për media të mbajtur ditën e sotme, një ditë pas ngjarjes të rëndë ku mbetën 4 përsona të vrarë në Velipojë, pas një konflikti me armë, Ministri Brendshëm, Bledi Çuçi ka drejtuar gishtin nga prokurorët dhe gjyqtarët si përgjegjës për ngjarjet e rënda kriminale që janë shënuar në vend. Më tej, Çuçi tha brenda javës do të nisë një ndryshim i thellë me drejtuesit në nivel qarku si dhe do të përfundojë pajisja e policisë rrugore me kamera.

“Mbi të gjithë duhet të reflektojnë ata prokurorë e gjykatës që nuk kanë kaluar ende procesin e vetingut dhe operojnë me ‘kap ça të kapësh’ sepse Policia e shtetit ndalon, por nuk dënon shkelës kriminalë, ata i dënon gjykata. Ne kemi shtrënguar masat kundër armëmbajtjes pa leje. janë ndaluar në flgarnacë 3 shtetas me armë pa leje me precdent të mëparshëm penal, por fatkeqësisht, prokurorët dhe gjyqtarët, si rasti i Edlir Cufit në Shkodër, apo Elona Vora dhe Alber Spira në Vlorë dhe prokurorit Erind Raovica, përkundër kushteve të padiskutueshëm të flagrancës, kanë dhënë masa  lehtësuese e duke çuar në shtëpi të dënuarit”,

Të marr një shembull nga muaji i fundit. Ne kemi shtrënguar masat për armëmbajtje pa leje. Në disa qytete janë ndaluar tri shtetas me precedent të rëndë penal, madje në një rast, arma e zjarrit kishte dhe fishekë në fole gati për qitje, fatkeqësisht Prokurorët dhe Gjyqtarëve, si ajo e Fierit dhe në Vlorë, përkundër kushteve të padiskutueshme të flagrancës kanë dhënë masa lehtësuese, ku minimumi për këto vepra penale është 3 vite. Vendimet e gjykatësve të tjerë për plagosjen e disa personave janë në gjykimin tonë skandaloze dhe në keqinterpretim të ligjit. Duhet një reagim të shpejtë të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Këto janë shembuj ulëritës, të asaj, që si duhet të jetë forca e ligjit. Skandaloze ka qenë dhe marrja e zonave të plazheve. Tani ka rregull për këtë ndarje. Policia e Shtetit nuk ndan parcela plazhesh, por vetëm zbaton ligjin.

Përsëris, kjo s’do të thotë Policia e Shtetit s’ka dobësi dhe të meta, po përgatitemi për një fazë të re të reformës. Brenda javës do të nisë një ndryshim i thellë me drejtuesit në nivel qarku, ku do të nisë më pas dhe me drejtoreve në çdo qytet të Shqipërisë. Nga ana tjetër, do të çohet më tej dhe do të përfundojë pajisja e policisë rrugore me kamera.

Më lejoni të përfundoj që ne jemi të vetëdijshëm për sfidat e kohës dhe shumë shpejt të gjithë do e prekin ndryshimin e mëtejshëm për të mirën e Policisë së Shtetit”, tha Çuçi./Opinion.al

Pas