Një i ri i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike mesditën e djeshme në kryeqytet.
Sipas burimeve të policisë, 22-vjeçari me inicialet K.C është gjetur i vetëvarur në banesë nga të afërmit e tij. Ata janë munduar t’i japin ndihmën e parë, por nuk kanë mundur të bëjnë dot gjë, pasi ishte tepër vonë.
Nuk dihen arsyet që e kanë çuar të riun drejt këtij akti ekstrem. “Më datë 26.04.2018, në rrugën “Ahmet Qorraliu”, në banesë është vetëvarur, shtetasi K.C, vjeç 22. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.