Në orët e vona të natës raportohet se një sasi eksplozivi ka shpërthyer në derën e një mgazine në Shijak. Burimet policore thanë se nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por veç dëme materiale.
Të njëjtat burime bënë me dije se eksplozivi ka shpërthyer derën e një magazine ku përpunohen mbetje spitalore, ai është kryer me një sasi tritoli dhe me fitil.
Katër ditë më parë po një sasi tritoli ka shpërthyer në derën e një klinike, e cila rezulton të jetë në pronësi të personit që ka magazinën. Mësohet se ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.