Kronikë

Ngjarje e rëndë në Librazhd, vret gruan më pas hidhet nga kati i katërt


               Publikuar në : 08:13 - 07/09/19 |
xhu lia

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Librazhdit. Një 53- vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij 49-vjeçare duke më pas është hedhur nga kati i katërt i apartamentit të tyre dhe ka ndërruar jetë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shkumbin” të Librazhdit, ku 53-vjeçari Daut Gjokola është konfliktuar për motive të dobëta me bashkëshorten e tij Lule Gjokola dhe përmes një mjeti prerës (thikë) e ka goditur atë.

Pasi këtij momenti, Gjokola është hedhur nga kati i katërt i apartamentit  të tyre duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndonëse bashkëshortja e tij është transportuar menjëherë për në spital nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Bëhet e ditur se ata ishin prindër të dy fëmijëve. Policia është duke vijuar hetimet për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje./Opinion.al/

Pas