Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Indi. Nje autobus ka rënë në humnerë duke shkaktuar të paktën 44 viktima dhe dhjetra të plagosur.
Aksidenti ndodhi në rrethin e Kullu të Himachal Pradesh, një shtet malor në veri.
Kryeministri Modi reagoi në Twitter ku u shpreh i pikëlluar dhe bëri thirrje që të jepej ndihma sa më shpejt për të mbijetuarit.
Policia shtoi se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë që po ktheheshin nga puna dhe shkolla. /Opinion.al