Një ngjarje e rëndë ka tronditur Beratin, ku një çift të moshuarish janë hedhur nga kati i gjashtë i një pallati. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se çifti i të moshuarve ka gjetur vdekjen. Të njëjtat burime thanë se ka dyshime që ata janë hedhur nga lartësia, e cila ka rezultuar fatale.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e tyre.