Kronikë

Ngjarja në Vlorë/ Pasi e rrahën, 35-vjeçarit i dogjën edhe automjetin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:42 - 22/10/20 |
Opi Nion

Një automjet në Vlorë dyshohet t’i jetë vënë zjarri me lëndë djegëse pas mesnate. Ngjarja ka ndodhur rreth orës orës 1:15 në zonën Ujit të Ftohtë.

Makina, një Nisan me targa VL 7260C, është në pronësi të 35-vjeçarit Olsi Kafazit ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Mësohet se 35-vjeçari ka pasur një konflikt përpara tre javësh me disa persona, për motive ende të paqarta. Mësohet po ashtu se disa persona e kanë rrahur atë para shtëpisë, për pasojë Kafazi është shtruar edhe në spital.

Ai nuk ka arritur që t’i identifikojë personat, ndërsa për momentin gjendet në komisariat duke dhënë dëshminë e tij mbi ngjarjen./ Burimi: ABC News

Pas