Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Vlorë, ku pas një konflikti për çështje pronësie, humbi jetën, 55-vjeçari Armando Meshau.
I përfshirë në këtë ngjarje ishte djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Meta, Rei Meta i cili goditi për vdekje 55-vjeçarin. Një dëshmitar i kësaj ngjarje të rëndë tha për News 24, se mes autorit dhe viktimës pati diskutime, por jo përleshje fizike dhe se ishin vetëm dy goditje me grushte që i morën jetën 55-vjeçarit.
“Nuk ka pasur përleshje mes tyre. Ishin vetëm dy goditje”, tha punonjësi i qendrës së internetit.
I riu e ka qëlluar me një grusht në fytyrë dhe një në pjesën e pasme të kokës Armando Meshaun, i cili ka rënë në tokë, dhe Rei Meta më pas është larguar nga vendngjarja.