Policia e Shkodrës ka thënë detaje për ngjarjen e sotme në lagjen “Vasil Shanto”, ku pas një konflikti mes dy personazh është qëlluar me armë ndaj një adoleshenti.
“Shtetasi R. B. banues në lagjen Partizani Shkodër, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit G. S. 17 vjeç në vendin e quajtur Palma lagje “Vasil Shanto” Shkodër”. 17 vjeçari u ka shpëtuar plumbave, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin.
*Foto ilustruese