Aktualitet

Ngjarja në Kavajë, Rama: S’ka asnjë motiv politik, autori militant i PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:59 - 20/04/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen e ndodhur në Kavajë ku mbeti i plagosur sekretari i PD, Bledar Okshtuni.

Permes një statusi në Twitter kreu i qeverisë shkruan se ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik, autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD. Më tej ai i bën thirrje kreut të opozitës, Lulzim Basha, të bëhet burrë dhe të ndahet nga Iliri e Saliu.

 “Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik!Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!”, shkruan Rama./Opinion.al

Pas