Aktualitet

Ngjarja në Himarë, nis protesta para ministrisë së Brendshme



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:32 - 08/08/22 |
Opi Nion

Ka nisur protesta para ministrisë së Brendshme, e cila ishte paralajmëruar nga qytetarët nëse kryeministri Edi Rama nuk do të shkarkonte ministrat, Bledi Çuçi  dhe Mirela Kumbaro.

Po ashtu, qytetarët kërkuan dhe shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Protesta vijonë si reagim i qytetarëve, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë në plazhin e Potamit në Himarë, ku Arjan Tase përplasi për vdekje me skaf një vajzë 7 vjeçe.

Protesta është thirr nga shoqëria civile, teksa janë mbështetur nga PD dhe Partia e Lirisë. Në protestën e 4 gushtit, qytetarët protestuan para minsitrisë së Brendshme, por më pas protestuesit u zhvendosën para Kryeministrisë dhe Presidencës./Opinion.al

 

Pas