Aktualitet

Ngjarja në Himarë, Meta: Shteti ka rënë, ku shkojnë paratë për sigurinë në plazhe



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:52 - 02/08/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në plazhin e Himarës, ku një vajzë humbi jetën pasi u përplas nga një skaf.

Meta nuk është ndalur vetëm tek tragjedia në Himarë, por ka sjellë në vëmendje edhe ngjarjet e tjera në ndodhur në Komisariate ku janë përplasur edhe efektivë policie.

Meta tha se shteti ka rënë dhe se nuk merr masa për të parandaluar raste të tilla, ndërsa i kërkoi sqarim qeverisë se ku shkojnë fondet e ministrisë së Turizimit.

Pjesë nga fjala e Metës:

Një punonjës dhe drejtues i Policisë së Shtetit i mori jetën nga pakujdesia, nga arroganca, nga mungesa e përgjegjshmërisë një vogëlusheje 7 vjeçare duke shkaktuar një tragjedi të pangushëllueshme për familjen dhe familjarët. Një tronditje të rëndë jo vetëm për pushuesit e shumtë por mbarë opinionin publik. Kjo ishte një vrasje e paralajmëruar. Raste të tilla kemi pasur edhe në Radhimë dhe në shumë zona të tjera të vendit. Situata ka qenë dhe mbetet katastrofike. Ku shkojnë miliona euro për sigurinë në plazhe. Si mund të dilet dhe të thuhet se përgjegjësia është individuale. Qytetarët janë të bindur se arroganca që drejton shpesh drejtuesit që minojnë besimin e qytetarit të shumë policë të tjerë nuk ndodhin rastësisht. Edhe personi që ka kryer veprën e rënë rezulton të ketë qenë i dënuar dhe i riintegruar në forcat e policisë së shtetit. Rikthehen pas ndërhyrjes së dorës së ngrohtë të partisë për tu riveshur dhe për tu graduar është rezultat i arrogancës së kryeministrit që kur ndodhin ngjarje të tilla thotë perse e politizoni? E harruat të ndjerin Rasha që u vras se shkoi të blinte një paketë cigare dhe jo vetëm kaq që ishte një akt që vjen nga policë të droguar. E mbani mend se si viktimën u përpoqën ta ktheni në agresor dhe t’i shpiknin edhe armë dhe pas reagimi mbarë popullor të pranonin të vërtetën e ngjarjes. A mendoni se nëse nuk do kishte reaguar opinioni publik ai do ishte para drejtësisë? Jo edhe mund të ishte graduar. Kujtoni ngjarjet e rënda ku policë me policë janë goditur, këto tregojnë që shteti ka rënë, kjo tregon që policia nuk është në shërbim të popullit, por përdoret. Kemi raste të tjera ku nuk jepet asnjë sqarim dhe është koha të reagohet me forcë dhe ti jepet fund përdorimit të policisë si instrument shtypës ndaj popullit të Shqipërisë . Nuk jemi popull për tu shtypur nga askush dhe aq më tepër nga policia . Nuk kemi fëmijë për të humbur nga kjo papërgjegjshmëri dhe arrogancë. Masa të menjëhershme për të rivendosur besimin mes policisë dhe popullit dhe natyrisht që këto justifikime se do nxirret urdhër.

Pas