Aktualitet

Ngjarja në Elbasan,Bardhi:Makina atje e mbushur me karta identiteti e para


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:14 - 21/04/21 |
Opi Nion

Në vendin e ngjarjes ku është ekzekutuar Pjerin Xhuvani, ka shkuar edhe drejtuesi politik PD-së në Elbasan, Gazmend Bardhi dhe kandidati i PD-së, Luçiano Boçi.

Prania e tyre në skenën e krimit lidhet edhe me faktin se shumë pranë vendit të ngjarjes ndodhen zyrat elektorale të PD-së.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, pas ngjarjes, Bardhi tha se nuk ka shumë informacion sesi ndodhi ngjarja, por thotë se makina është e shtabit elektoral të Taulant Ballës.

Më tej ai i drejtohet makinës që sipas tij është e drejtuar nga eksponentë të krimit të organizuar duke thënë se është e mbushur me karta identiteti dhe para.

“Aty i kishit, ti kishit kapur, kapeni me median (u drejtohet policeve). Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga prej eksponentëve të krimit të organizuar dhe trupin e shihni vetë atje. Kaq kam për të thënë, janë një grup personash, shtabi elektoral i vërtetë i Taulant Ballës”- u shpreh Bardhi.

Ndërkohë më herët abc news raportoi se drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Elbasanit, Gazmend Bardhi është shoqëruar në polici./Opinion.al

 

Pas