Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë që ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani si dhe u plagosën katër të tjerë, Xhensila Sota (efektive e policisë), Eltjon Bodinaku (dhëndrri i Xhuvanit), Emiljano Prenga dhe Pavlo Vuksani.
Bëhet me dije se në komisariatin e Policisë në Elbasan janë shoqëruar disa persona, të cilët kanë dijeni për ngjarjen. Siaps Abc news disa prej të shoqëruarve kanë qenë të përfshirë në konfliktin e djeshëm, ndërsa ende nuk ka të ndaluar.
Por si ndodhi ekzekutimi në Elbasan?
Mesditën e djeshme rreth orës 14:00 në lagjen “5 Maji” përpara zyrës elektorale të PD-së në Elbasan ndodhi përplasja me armë me prapavijë politike. Në konflikt ishin të përfshirë dy grupe, të PS dhe PD. Nga grupi i PS-së, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagos dhëndri i tij Eltjon Bodinaku.
Ndërkohë që nga grupi i PD-së u plagosën Emiljan Prenga 39 vjeç dhe Pavlo Vuksani 50 vjeç. Autori i vrasjes së Xhuvanit sipas policisë është Arbër Papleka, gjithashtu pjesë e PD-së në Elbasan. Konflikti mes palëve nisi pas denoncimit të grupit të PD-së se në zonën e “5 Majit” po lëvizte një makinë pa targa ku socialistët po shpërndanin lekë për zgjedhjet e 25 prillit. Në kërkim për ngjarjen është shpallur Kelmend Xhaferri i njohur edhe si Kel Çami./ Opinion.al