Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngjarja në Elbasan, Meta: PD kallëzoi 40 “çuna problematikë” që më 7 prill

2021/04/24 at 12:02 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ngjarja në Elbasan, Meta: PD kallëzoi 40 “çuna problematikë” që më 7 prill

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp një ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.  Gjatë fjalës së tij, Meta deklaroi se Partia Demokratike kishte kallëzuar në SPAK që më 7 prill 40 shtetas të “angazhuar pranë PS-së në Elbasan duke kryer vepra të krimit zgjedhor.”


Kreu i shtetit tha se mes të kallëzuarve ishin edhe persona të përfshirë në përplasjen me armë ku u vra Pjerin Xhuvani, por kjo Prokurori sipas tij në vend që të niste hetimet, pas 8 ditësh ia përcolli kompetencën Prokurorisë së Elbasanit.

“Më 7 prill, PD ka paraqitur në SPAK një kallëzim penal, sipas të cilit, kërkohej hetimi i 40 shtetasve, që ishin të angazhuar në favor të PS, duke konsumuar në mes të Elbasanit vepra të krimit zgjedhor dhe vepra të tjera penale.

Në kallëzimin e PD janë emrat e gjithë atyre që janë përfshirë në ngjarjen e 21 prillit në Elbasan. Por, çfarë ka ndodhur? SPAK, në vend që të niste hetimet, pas 8 ditësh, përmes një shkrese të datës 15 prill, ja ka përcjellë këtë kallëzim Prokurorisë së Elbasanit. Pra, ka pritur 8 ditë, ka menduar çfarë të bëj me këtë shkresë, duke bërë ping-pong. Një ditë para se të ndodhte hataja, Prokuroria e Elbasanit ka njoftuar z.Gazment Bardhit, si kallëzues, për të dhënë shpjegime, duke i caktuar të paraqitet në Prokurori më 30 prill në orën 10:00, pra pasi të ishin vjedhur zgjedhjet.

Duket qartë që SPAK, Prokuroria e Elbasanit, kanë bërë çmos që personat e kallëzuar nga PD të mos hetohen para fushatës, para zgjedhjeve, duke ju krijuar atyre me qëllim terrenin për blerje votash në favor të partisë në pushtet. Për këtë më 21 prill ndodhi konflikti i armatosur, nga po të njëjtët njerëz të kallëzuar nga PD. Nëse SPAK do të kishte vepruar në kohë, këta 40 persona do të ishin në burg, por ama nuk do të kishim asnjë viktimë, asnjë të plagosur, dhe do të ishte shumë i qetë Elbasani e gjithë vendi. Kjo është e vërteta e fakteve. E gjithë bota është alarmuar mbi atë që ka ndodhur në Shqipëri para 4 vitesh, para 2 vitesh me zgjedhjet e paligjshme, me ngjarjet që kanë ndodhur tani, ndërsa organet tona ligjzbatuese, nuk reagojnë në kohë, por vazhdojnë ping-pongun e dosjeve të Shijakut dhe Dibrës”, tha Meta./Opinion.al

Etiketa: metangjarja në ElbsanPD


Ju sugjerojmë

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra
Kryesore

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra

3 Nëntor, 2025 11:01 am
Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen
Kryesore

Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen

3 Nëntor, 2025 10:50 am
Çfarë i tha presidenti i Koresë së Jugut që e bëri të qeshë Xi Jinping?
Bota

Çfarë i tha presidenti i Koresë së Jugut që e bëri të qeshë Xi Jinping?

3 Nëntor, 2025 10:32 am
Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK
Kronikë

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

3 Nëntor, 2025 9:28 am
A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?
Bota

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

3 Nëntor, 2025 8:19 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 nëntor

3 Nëntor, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi 3 nëntor, çfarë parashikojnë yjet për ju

3 Nëntor, 2025 8:15 am
SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
Bota

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

2 Nëntor, 2025 11:03 pm
Auto-Skicë
Bota

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

2 Nëntor, 2025 9:58 pm
Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
Bota

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

2 Nëntor, 2025 8:21 pm
Para
Meta jep urdhër: Të zbardhet urgjentisht ngjarja e Elbasanit

Replikat me Yuri Kim,Meta:Lobistë që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht

Plagosi sekretarin e PD-së në Kavajë, arrest me burg për Ndriçim Jonuzin

Plagosi sekretarin e PD-së në Kavajë, arrest me burg për Ndriçim Jonuzin

Kim pas takimit me Bashën: Nuk mbështesim asnjë parti, apo kandidat

Kim pas takimit me Bashën: Nuk mbështesim asnjë parti, apo kandidat
















TE FUNDIT

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra
3 Nëntor, 2025

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një dokument të ri, që sipas tij, vërteton se gjyqtarja Irena Gjoka, të cilën...

Lexo më shumë

Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen

Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen
3 Nëntor, 2025

Deputeti demokrat Bujar Leskaj përmes një postimi në Facebook ku bën një analizë të gjatë të situatës ku ndodhet Partia...

Lexo më shumë

Çfarë i tha presidenti i Koresë së Jugut që e bëri të qeshë Xi Jinping?

Çfarë i tha presidenti i Koresë së Jugut që e bëri të qeshë Xi Jinping?
3 Nëntor, 2025

Një moment i rrallë ku Presidenti kinez Xi Jinping shfaqet duke shkëmbyer batuta, duke dalë nga natyra e tij e...

Lexo më shumë

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK
3 Nëntor, 2025

Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në SPAK. Ai shoqërohet nga avokati i tij,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com