Pas ngjarjes së rëndë me shtetasit rusë, ku dy ushtarakë shqiptarë u sulmuan me spray neuroparalizues, ka reaguar edhe presidenti i vendit Bajram Begaj.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Begaj shprehet se është në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë.
“Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me shumë vëmendje. Jam në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj dhe mbështes për të vazhduar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare.
Mirënjohje për dy efektivët e Forcave të Armatosura, të cilëve u uroj shërim të shpejtë”, shkroi presidenti./Opinion.al