Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngjarja horror në Tiranë,flasin fqinjët:Njoftuam bashkinë për erën e rëndë

2020/07/03 at 10:16 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ngjarja horror në Tiranë,flasin fqinjët:Njoftuam bashkinë për erën e rëndë

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme Tiranën, ku nënën e bijë u gjetën të pajeta në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bëhet fjalë për Zhaneta Josifi, bashkë me dy vajzat e saj, Anisa dhe Blerta, 30 dhe 34 vjeçe. Zhaneta Josifi, 56-vjeçe u gjet e vdekur bashkë me njërën nga vajzat në apartamentin e saj në Kombinat, Anisën.

Ngjarja e rëndë, në përmasat e horrorit, ndodhi mbrëmë mbrapa ish-mapos në Kombinat, afër gjimnazit “Myslim Keta”.

Njëra prej banoreve në pallatin u shpreh se kishte disa ditë që nuk i kishin parë. Sipas fqinjës, vajzat kishin mbetur pa punë pas pandemisë.

“Dilnin nga banesa. Punonte e zonja. Bënte pazar. Kur kanë ardhur në Tiranë kishte vdekur bashkëshorti. Kisha ca ditë që nuk i kisha parë. Ka vetëm dy vajza. Secili shikon hallet e veta, pavarësisht se jetojmë në një pallat. Ka një motër në pallatin tjetër. Sa ishin në punë ishin mirë, por si të gjithë të tjerët po vuajnë me rastin e pandemisë. Në kohën e pandemisë, ato u mbyllën brenda. Ajo e ëma punonte. Pastronte shtëpi. Vajzat kanë punuar, por u shkurtuan nga pandemia.

Si familje kanë qenë të shkëlqyera. Kishin ca kohë që jetonin këtu. Ajo e ëma dilte bënte pazar. Bashkëshorti i kishte vdekur. Nuk e di nga se. Kur ka ardhur te ne, ka qenë pa të shoqin.

Që në pandemi ishin mbyllur. E ëma dilte. Kisha ca kohë pa i parë. Kishte vetëm dy vajza. Nuk e mbaj mend kur i kam parë për herë të fundit. Jetojmë në një pallat, po secili shikon hallin e vet. Të gjithë janë me probleme. Ka një motër në pallatin tjetër, vinin shpesh i shikonin”, u shpreh mbrëmë pranë vendit të ngjarjes një nga fqinjët e viktimave.

Fipas Neës24, e cila ka komunikuar me fqinjët sot, për ta ngjarja e ndodhur djei ka tronditur mjaft.

Muajin e fundit ata kanë dyshuar se brenda kësaj banese dicka kishte ndodhur për shkak të erës së rëndë të dekompozimit të trupit të 33-vjeçares e cila shpërndahej në gjithë apartamentet.

Mësohet se banorët e shkallës ku jetonin nëna me dy vajzat kanë komunikuar me bashkinë se mendonin se era e rëndë vinte nga tubacionet e ujërave të zeza.

Sipas dësshmive që ka mbledhur policia nga familjarë të familjes Josifi, ata nuk kanë pasur asnjë kontakte me Anisën, vajzën që u gjet e pajetë që nga fundi i janarit.

Fqinjët kanë thënë se në banesën e tyre kohë më parë herë pas herë vinin njerëz të veshur zyrtarë që shpërnadnin broshura.

Mësohet se Zhaneta Josifi, me origjinë nga Ogreni dhe bashkëshorti i saj, Lluke Josifi nga Benja (Larguar nga jeta 5 vite më parë) pas 1990-tës u vendosën në Përmet familjarisht, bashkë me dy vajzat e tyre. Bashkëshorti i të ndjerës ishte themelues i bashkësisë të një sekti fetar në Përmet (Dëshmitarët e Jehovait).

Po ashtu, bëhet e ditur se 56-vjeçarja punonte në treg, ndërsa burri i saj ishte mësues. Pasi bashkëshorti i saj ndërroi jetë, ajo bashkë me vajzat, të cilat kishin mbaruar dhe gjimnazin në Përmet, u transferuan në Tiranë për një jetë më të mirë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet që nënë e bijë mund të jenë vetëflijuar, duke pirë lëndë helmuese. Të treja, nëna dhe dy vajzat, mësohet se ishin besimtare të sekti fetar ‘Dëshmitarët e Jehovait’ dhe duket se e kanë ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit pasi besonin tek ringjallja dhe një jetë më e mirë.

Alarmin për ngjarjen e dha vëllai i Zhaneta Josifit, që s’po komunikonte dot me to. Fillimisht në banesë kanë hyrë nga dritarja punonjësit e zjarrfikëses, pasi dera e apartamentit ka qenë e mbyllur nga brenda. Ata kanë zbuluar skenën e rëndë. Njëra prej vajzave që besohet se kishte humbur jetën disa ditë më parë por edhe nëna që u gjet e pajetë, kishin shenja të mosushqyerjes.

Vajza tjetër, Blerta u gjet me shenja jete. Ajo është dërguar në gjendje të rëndë në spital. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë më tepër dritë mbi këtë ngjarje të rëndë. Kujtojmë se brenda banesës, policia ka gjetur disa letra me shënime fetare./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Fier/Goditi një shtetas me babain,arrestohet djali duke u larguar drejt Greqisë
Aktualitet

Fier/Goditi një shtetas me babain,arrestohet djali duke u larguar drejt Greqisë

25 Maj, 2025 6:11 pm
Komandanti rus: U tentua të sulmohej helikopteri i Putinit mbi Kursk
Bota

Komandanti rus: U tentua të sulmohej helikopteri i Putinit mbi Kursk

25 Maj, 2025 5:51 pm
RMV,presidentja:Diplomacia dhe mbështetja austriake janë çelësi për integrimin në BE
Rajoni

RMV,presidentja:Diplomacia dhe mbështetja austriake janë çelësi për integrimin në BE

25 Maj, 2025 5:27 pm
Të huajt paguajnë më shumë për qira sesa gjermanët
Bota

Të huajt paguajnë më shumë për qira sesa gjermanët

25 Maj, 2025 5:15 pm
Mark Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO
Bota

Mark Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO

25 Maj, 2025 4:55 pm
Plakja e popullsisë me ritme të shpejta, mungon mjeku specialist për të moshuarit
Aktualitet

Plakja e popullsisë me ritme të shpejta, mungon mjeku specialist për të moshuarit

25 Maj, 2025 4:29 pm
Këshilli i Europës: GJEDNJ të mos vihet nën presion politik
Bota

Këshilli i Europës: GJEDNJ të mos vihet nën presion politik

25 Maj, 2025 4:09 pm
Fëmijët në situatë rruge, 240 raste në vitin 2024
Aktualitet

Fëmijët në situatë rruge, 240 raste në vitin 2024

25 Maj, 2025 3:53 pm
Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga
-Kulturë

Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga

25 Maj, 2025 3:30 pm
Aksioni i policisë te Gjiri i Lalzit,Gjykata e Durrësit jep masat për të arrestuarit
Kronikë

Aksioni i policisë te Gjiri i Lalzit,Gjykata e Durrësit jep masat për të arrestuarit

25 Maj, 2025 3:23 pm
Para
6 raste të reja në Shqipëri,shkon 70 numri i të prekurve me koronavirus

Koronavirusi në Shqipëri/ 3 viktima në 24 orë, rekord rastesh të reja

Ngjarja horror në Tiranë,flasin fqinjët:Njoftuam bashkinë për erën e rëndë

Ngjarja në Tiranë/ Vajza kishte 15 muaj e vdekur, trupi ishte mumifikuar

Masat ndaj koronavirusit, mbyllen mbi 500 lokale në Shqipëri

80 të shtruar tek Infektivi, mes tyre dhe një fëmijë dy muajsh

TE FUNDIT

Fier/Goditi një shtetas me babain,arrestohet djali duke u larguar drejt Greqisë

Fier/Goditi një shtetas me babain,arrestohet djali duke u larguar drejt Greqisë
25 Maj, 2025

Policia ka arrestuar edhe autorin tjetër të tentativës për vrasje, ndodhur të shtunën në fshatin Shtyllas të Fierit. 41-vjeçari, i...

Lexo më shumë

Komandanti rus: U tentua të sulmohej helikopteri i Putinit mbi Kursk

Komandanti rus: U tentua të sulmohej helikopteri i Putinit mbi Kursk
25 Maj, 2025

Rusia është tronditur nga zbulimi se presidenti rus, Vladimir Putin ishte në ajër, duke fluturuar një helikopter mbi rajonin e...

Lexo më shumë

RMV,presidentja:Diplomacia dhe mbështetja austriake janë çelësi për integrimin në BE

RMV,presidentja:Diplomacia dhe mbështetja austriake janë çelësi për integrimin në BE
25 Maj, 2025

Austria është e gatshme të bisedojë për gjetjen e një zgjidhjeje kreative me Bullgarinë dhe vlerëson se zbatimi i politikës...

Lexo më shumë

Të huajt paguajnë më shumë për qira sesa gjermanët

Të huajt paguajnë më shumë për qira sesa gjermanët
25 Maj, 2025

Të huajt në Gjermanipaguajnë mesatarisht 9.5 për qind më shumë qira për metër katror sesa gjermanët. Kështu thuhet në analizat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com