Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngjarja e Velipojës/ Flasin dëshmitarët, ja çfarë ndodhi në ato momente në lokal

2017/07/29 at 10:56 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ngjarja e Velipojës/ Flasin dëshmitarët, ja çfarë ndodhi në ato momente në lokal

Dëshmitarët e kanë përshkruar si pamje të një skene të tmerrshme shpërthimin e restorantit në Velipojë nga rrjedhja e gazit dhe fluturimin e trupave të dy pronarëve nga dritaret në trotuar, shkruan “Panorama”.


 Gjergj Lisi është një nga pushuesit që i dha ndihmën e parë pronarëve Besnik Zejnunit dhe djalit të tij Hektor Zejnunit, të cilët ishin të mbuluar nga flakët.

“Kam parë një person të shtrirë për tokë. Kam marrë 5-6 shishe ujë në një lokal dhe ia kam hedhur dhe filloi të merrte frymë sepse para se t’i hedhja ujë nuk merrte frymë. Më pas erdhi një infermiere, e cila edhe ajo dha ndihmën e saj. Jam ndjerë pak keq sepse më shumë kishte njerëz që po filmonin me celularë në dorë ndërsa nuk vinin për të dhënë ndihmën e parë. Kam parë dy vetë të shtrirë. Një djalë i ri që ishte në rregull sepse ishte i vetëdijshëm dhe merrte frymë ndërsa ai burri që ishte rreth 55 vjeç që i dhashë ndihmën e parë ishte në gjendje të rëndë”, u shpreh Lisi.

Ndërsa një pushues nga Kosova tregon se ai bashkë me familjen ndodhej brenda në restorant pak sekonda para shpërthimit.

“Sapo kam ardhur nga Kosova tani në Velipojë. Ne ishim në lokal dhe gruaja ime iku në një krah me fëmijët dhe unë në krahun tjetër.

Menjëherë pas ngjarjes kam hedhur pak ujë dy vajzave që ishin dëmtuar. Isha brenda lokalit kur nisi një lloj fishkëllime fillimisht.

Menjëherë kemi kapur fëmijët dhe i kemi nxjerrë jashtë. Ende pa i nxjerrë krejtësisht ka ndodhur shpërthimi i parë dhe për pak sekonda ka ndodhur shpërthimi i dytë. Njërin person e kam parë se si nga shpërthimi e ka gjuajtur për disa metra duke u dëmtuar rëndë besoj. Unë kisha prenotuar te hoteli dhe sapo kam marrë çelësat ka ndodhur shpërthimi”, tregon Islam Hyseni nga Kosova.

Kurse, Saida Spahija është një nga të plagosurat nga shpërthimi. Ajo ka marrë plagë të lehta dhe thotë se, ka shpëtuar mirë vetëm se u pozicionua në një vend ku nuk e arrinin flakët.

“Në momentin kur ka ndodhur shpërthimi unë isha te pista. Kur dëgjova shpërthimin u largova dhe shkova direkt te piceria, nga pjesa e picerisë sepse mendova se dyert e picerisë ishin të hapura, por në fakt më rezultuan të mbyllura. Në atë moment duke mos pasur nga të shkoj tashmë gjeta një qoshe mes muresh dhe u futa aty. Në ato momente filloi të më bllokohej fryma dhe fillova të ndjej djegie në trup. Pas pak minutash ndjeva se flakët po bien dhe nuk e di nga kam ikur dhe nga kam dalë. Një djalë më ka marrë një krah, më ka futur në makinë dhe më ka dërguar tek ambulanca në Velipojë”, tregon e plagosura. Senad Nikshiqi/Panorama

 

Etiketa: shpethim gaziVelipoja


Ju sugjerojmë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

17 Korrik, 2025 10:44 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

17 Korrik, 2025 10:19 pm
Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
Bota

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

17 Korrik, 2025 10:00 pm
Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump
Bota

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump

17 Korrik, 2025 9:41 pm
Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive

17 Korrik, 2025 9:23 pm
Itali/ Shërohet një bebe 50 ditëshe e prekur nga koronavirus
Bota

Britani:Tetë foshnja lindin të shëndetshme pas përdorimit të ADN-së nga tre persona

17 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!
Bota

Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!

17 Korrik, 2025 8:57 pm
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogani akuzon Izraelin se po përdor druzët për t’u zgjeruar në Siri

17 Korrik, 2025 8:26 pm
Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima
Bota

Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima

17 Korrik, 2025 8:04 pm
Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë
Bota

Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë

17 Korrik, 2025 7:43 pm
Para
Ngjarja e Velipojës/ Reagon ISHTI: Subjekti nuk respektoi ligjin, fshehu çisternën e gazit në rërë

Video/ Ngjarja në Velipojë, infermierja: Djali më tha më shpëto, mos vdes

Fotolajm/ Pushime në Jalë, Kejdi Mehmetaj “kapet mat” me të dashurin e saj

Fotolajm/ Pushime në Jalë, Kejdi Mehmetaj "kapet mat" me të dashurin e saj

Edhe Kapiteni Lorik Cana në mbështetje të Ismail Morinës, ja mesazhi i tij për “Ballistin”

Edhe Kapiteni Lorik Cana në mbështetje të Ismail Morinës, ja mesazhi i tij për "Ballistin"
















TE FUNDIT

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
17 Korrik, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka shprehur keqardhjen për sulmin e sotëm të ndodhur në një Kishë Katolike në Gaza, ku...

Lexo më shumë

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
17 Korrik, 2025

Politika e Bashkimit Evropian për uljen graduale të pjesës së gazit rus në tregun e saj ka rezultuar tashmë në...

Lexo më shumë

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
17 Korrik, 2025

Në Ukrainë pritet ndryshimi më i madh i kabinetit qeveritar që nga fillimi i luftës. Cili është qëllimi i Presidentit...

Lexo më shumë

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump
17 Korrik, 2025

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com