Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngjarja e rëndë në Shkodër, Fevziu: Askush nuk ka të drejtë t’ju marrë jetën fëmijëve!

2024/05/06 at 8:46 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ngjarja e rëndë në Shkodër, Fevziu: Askush nuk ka të drejtë t’ju marrë jetën fëmijëve!

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar për ngjarjen e rëndë e ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një nënë e re u vetëmbyt në lumin e  Bunës bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Fevziu shpreh ngushëllimet e tij për familjarët dhe thekson se ngjarje të tilla janë kthyer në një fenomen tejet shqetësues për shoqërinë tonë.

Ai i bën thirrje grave dhe burrave që në rast se martesa e humb funksionin e saj, zgjidhja më e mirë është divorci.

Ndër të tjera, ka theksuar se autoritetet e shtetit duhet të financojnë gratë e divorcuara.

“Një nënë e re i dha fund jetës së saj në mënyrën më tragjike të mundshme, duke marrë me vete dhe 3 fëmijët e saj të mitur. Përtej rastit dramatik të Shkodrës, përtej dhimbjes e trishtimit të secilit prej nesh, nuk është rasti i parë apo i ngjashëm që ndodh në Shqipëri apo me emigrantë shqiptarë  në botë, Nuk është hera e parë që një nënë merr me vete fëmijët për arsye të sherreve, xhelozisë, problemeve që ka me bashkëshortin në familje.

Ka ndodhur vetëm një herë që babai ka vrarë fëmijët, nga inati ose mëria sepse gruaja ka dashur të divorcohet dhe të ndërtojë jetën e saj. Duke qenë se këto nuk janë më thjesht raste, por një lloj fenomeni që shoqëron vazhdimisht shoqërinë shqiptare, do doja të përcillja disa mesazhe. E para, askush nuk ka të drejtë t’ju marrë jetën fëmijëve. Jeta e fëmijëve është e shenjtë, është e tyre, s’është as e babait, as e nënës, çfarëdolloj moshe qofshin ata. Askush nuk ka të drejtë ta ndërpresë jetën e tyre dhe kjo është absolute. E dyta, asnjë grua apo burrë nuk duhet ta mendojë divorcin si dramën më të madhe të jetës apo fundin e saj.

Natyrisht martesa lidhet që të jetë sa më jetëgjatë, e përjetshme, por nëse një martesë nuk funksionon, divorci është një zgjidhje shumë herë më e mirë sesa dramat, krizat, dhuna apo çdo lloj tjetër forme që shoqëron një familje, të shkatërruar tashmë. Mbi të gjitha, një familje që mund të ketë një jetë dramatike për fëmijët. Nga ana tjetër do doja t’ju thoja autoriteteve shtetërore që është e domosdoshme që ato të ndërmarrin ç’është e mundur që gratë e divorcuara që shpesh herë nuk kanë mundësi ekonomike, të rrisin fëmijët e tyre, të jetojnë në shtëpi komunale pa qera. Fëmijët të kenë një lloj financimi derisa ato të integrohen në jetë.

Divorci është traumatik edhe për burrat, por për gratë është shumë herë më i vështirë. Edhe burrat duhet ta kuptojnë që një familje e shëndoshë nuk mund të funksionojë kurrë në kushtet e dhunës. Pra, insistoj edhe një herë. Nëse doni që shoqëria jonë të jetë e shëndoshë, nëse doni që të mos shkatërroni jetën tuaj, të afërmve tuaj dhe mbi të gjitha të fëmijëve tuaj, mundohuni ta kuptoni që një familje e shëndoshë është një familje që funksionon. Nëse nuk funksionon, divorci është zgjidhja më e mirë! Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush!”, u shpreh Fevziu./Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
Aktualitet

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

14 Maj, 2025 8:20 pm
Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
Politikë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

14 Maj, 2025 7:55 pm
Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
Politikë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

14 Maj, 2025 7:46 pm
Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
Politikë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

14 Maj, 2025 7:37 pm
Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
Kryesore

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

14 Maj, 2025 7:30 pm
PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
Kryesore

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

14 Maj, 2025 7:18 pm
Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
Politikë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

14 Maj, 2025 7:02 pm
‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
kulture

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

14 Maj, 2025 6:53 pm
Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
Politikë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

14 Maj, 2025 6:20 pm
Para
Lufta në Gaza/Hamasi pranon kushtet e marrëveshjes së armëpushimit, reagon Izraeli

Lufta në Gaza/Hamasi pranon kushtet e marrëveshjes së armëpushimit, reagon Izraeli

Berisha: Nesër është dita në të cilën Erion Veliaj kapet për zverku dhe dërgohet në burgun 313!

Berisha: Nesër është dita në të cilën Erion Veliaj kapet për zverku dhe dërgohet në burgun 313!

Young Zerka: Në moshën 12-vjeçare shkova me kamion në Angli

Young Zerka: Në moshën 12-vjeçare shkova me kamion në Angli

TE FUNDIT

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
14 Maj, 2025

Të premten, më 16 maj, në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, i cili do të bëjë...

Lexo më shumë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur pasditen e sotme nga sheshi 'Skënderbej' fjalimin falenderuespër fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. Ndër...

Lexo më shumë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
14 Maj, 2025

Në fjalimin e falënderimit pas fitores së zgjedhjeve të 11 Majit, Rama nuk harroi pa përmendur edhe partitë e reja,...

Lexo më shumë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij të fitores, bëri një dedikim edhe për nënën e tij, Aneta Ramën, e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com