Enkeleida Hallunaj, 37 vjeçe është gjetur e vdekur në trotuar në rrugën “Nikolla Tupe”, në zonën e Bllokut në Tiranë. Nga të dhënat e para thuhet se ajo është hedhur nga ballkoni, kati i 8-të i pallatit ku banonte, por ngjarja deri më tani nuk është zbardhur plotësisht. Edhe vetë policia në një deklaratë të shkurtër për mediat thotë “dyshohet të jetë hedhur nga ballkoni. Po punohet për sqarimin e rrethanave”. Në vendin ku ndodhi ngjarja ka forca të shumta policie.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë pasi bashkëshorti i saj, gjyqtari i Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, kaloi me sukses procesin e vetingut duke u konfirmuar në detyrë. Edhe pse procesi për të rezultoi i suksesshëm u kritikua nga opozita. Sipas kësaj të fundit, Dritan Hallunaj u mbrojt nga Edi Rama, si shpërblim për lirimin e Arben Frrokut nga burg 3 vite më parë.
Sakaq, nga deklarata e pasurisë së z.Hallunaj, mësojmë se bashkëshortja e tij e ndjerë, Enkeleida Hallunaj ishte me profesion mjeke stomatologe dhe punonte pranë Autoritetit Shendetesor Rajonal Tiranë. /Opinion.al
Deklarata e pasurisë: