Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ngjallni të vdekurit,dëboni demonët”,shënimet në ditarin e motrave Josifi

2020/07/08 at 1:58 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ngjallni të vdekurit,dëboni demonët”,shënimet në ditarin e motrave Josifi

“Shëroni të sëmurët, pastroni lebrozët, ngjallni të vdekurit, dëboni demonët. Falas morët, falas jepni”. Ky është një nga shënimet në ditarin e motrave Josifi, që u gjet pas ngjarjes në shtëpinë e tyre në Kombinat.


Gazeta “Panorama” citon burime nga grupi hetimor të cilët thanë se po analizohen me kujdes të gjitha shkrimet e gjetura në shtëpi, apo edhe nënvizimet që ato kishin bërë në librin e Dhjatës së Re.

Enigma e ditarit që u gjet në apartamentin e familjes Josifi, ende nuk është zbardhur plotësisht. Por ato që shkruhen në të, pjesa më e madhe, janë psalme të shkëputura nga librat e shenjtë, madje disa prej tyre ishin vënë në zbatim nga Zhaneta dhe dy vajzat e saj.

Burimet thonë se në ditar nuk është shkruar vetëm nga një person, pasi në faqe të ndryshme ka shkrime të ndryshme.

Besohet se shënimet janë të dy motrave, mund të jetë nisur nga Anisa deri në momentin që ajo ndërroi jetë dhe më pas është vijuar nga motra e saj Blerta, e cila fatmirësisht i mbijetoi vetëflijimit.

DITARI

Ditari ka nisur të mbahet që nga muaji mars i vitit 2018. Ndërsa në shënimet e muajit prill të po atij viti, shkrimet janë më të shpeshta.

“Madhështia e pranisë së Perëndisë, edhe pse je i rrethuar prej gardhit të Perëndisë, Zoti është aty me ty, Ai nuk është jashtë. Gardhi i Tij të mban ty brenda dhe jashtë armikun. Liri është të ndjekësh vullnetin e Tij për jetën tënde dhe t’i nënshtrohesh Atij. Nuk mund të largohesh prej pranisë së Tij”, thuhet në një prej shënimeve në ditar. Më tej theksohet në një shënim se drita dhe errësira janë e njëjta gjë.

Vajzat, nuk dihet se cila prej tyre, Anisa apo Blerta, shkruajnë duke cituar psalmet e librit të shenjtë, që duhej të ruheshin nga njerëzit.

Nënvizimet në Dhjatën e re

“Jini pra të mençur si gjarpërinjtë dhe të pastër si pëllumbat. Por ruhuni nga njerëzit, sepse do t’ju zbarisin përpara sinedrave të tyre dhe do t’ju fshikullojnë në sinagogat e tyre”.
E ndërsa ajo që duket se është tentuar të vihet në jetë, fillimisht nga Anisa e më pas edhe nga nëna e motra e saj, përveçse është shkruar në ditar, është nënvizuar edhe në Dhjatën e Re:
“Shëroni të sëmurët, pastroni lebrozët, ngjallni të vdekurit, dëboni demonët. Falas morët, falas jepni”. Më tej shkruhet: “Atë që unë ju them në terr, e thoni në dritë dhe atë që dëgjoni të thënë në vesh, predikojeni mbi çatitë”.

SHËNIMET

“Dhe në qoftë se fryma e atij që ringjalli Krishtin prej së vdekurish banon në ju, ai që e ringjalli Krishtin prej së vdekurish do t’u japë jetë edhe trupave tuaj vdekatarë me atë të frymës së tij që banon në ju”, ky ishte një nga nënvizimet në Dhjatën e Re me kapak të zi, që u gjet në shtëpinë e familjes Josifi.
E shumë shënime të tjera si kjo duket se hedhin dritë mbi vendimin ekstrem të nënës e dy vajzave për t’u vetëflijuar. Besimi në ringjallje duket se i kishte bindur deri në atë pikë, sa kanë qëndruar pa ngrënë për ditë e ditë të tëra, deri në vetëflijim.
Gjatë kohës që kanë qëndruar brenda, të paktën prej 15 muajsh, aq kohë sa u mbajt në shtëpi trupi i pajetë i Anisa Josifit, nënë e bijë që vendosën të agjëronin për ta ringjallur duket se janë munduar të gjejnë në librin e shenjtë që besonin, arsyen se përse po vepronin në këtë formë./Opinion.al

Etiketa: familjejosifitirane


Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë, dënohet me 25 vite burg 34-vjeçari

3 Shkurt, 2026 9:21 am
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani
Bota

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani

3 Shkurt, 2026 9:06 am
PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë
Kryesore

PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë

3 Shkurt, 2026 8:35 am
Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein
Bota

Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein

3 Shkurt, 2026 8:31 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 Shkurt 2026

3 Shkurt, 2026 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

3 Shkurt, 2026 8:28 am
Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
Emisionet

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

2 Shkurt, 2026 10:58 pm
Trump pritet të vizitojë Greqinë
Bota

Trump pritet të vizitojë Greqinë

2 Shkurt, 2026 10:51 pm
Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
-U tha në Opinion

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

2 Shkurt, 2026 10:38 pm
Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
Kronikë

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

2 Shkurt, 2026 10:06 pm
Para
Takim me Bashën për Reformën Zgjedhore? Rama: Do ishte normale

"Lajme të mira për fermerët", Rama: + 400 milionë lekë subvencione

Fernando Alonso rikthehet në Formula 1

Fernando Alonso rikthehet në Formula 1

“Duam Republikë gjysmë presidenciale, të rritet numri i deputetëve”

"Duam Republikë gjysmë presidenciale, të rritet numri i deputetëve"
















TE FUNDIT

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë, dënohet me 25 vite burg 34-vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
3 Shkurt, 2026

Është dënuar me 25 vite burg 34-vjeçari që porositi një vrasje të mbetur në tentativë për gjakmarrje. Sipas uniformave blu,...

Lexo më shumë

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani
3 Shkurt, 2026

Në një klasë në Chennai të Indisë, rreth 20 infermierë po mësojnë gjermanisht me një shpejtësi të madhe. Ato kanë gjashtë...

Lexo më shumë

PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë

PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë
3 Shkurt, 2026

Sot në orën 10:00 Kuvendi do të mbajë seancën plenare të radhës. Pas tërheqjes së Partisë Demokratike nga bojkoti për...

Lexo më shumë

Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein

Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein
3 Shkurt, 2026

Ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton dhe gruaja e tij Hillary Clinton, ish-Sekretarja e Shtetit, kanë rënë dakord të dëshmojnë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com