Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar që të përfundojnë konsituimin e organit ligjvënës edhe në përpjekjen e 33-të.
Seanca edhe sot ka vazhduar me pikën e rendit të ditës të përcaktuar nga kryesuesi i seancës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, formimi i komisionit parlamentar për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Për të 25-ën herë, ka dështuar themelimi i këtij komisioni, pasi përfaqësues të partive që në legjislaturën e shkuar kanë qenë në opozitë, as nuk kanë propozuar anëtarë për këtë komision dhe as nuk kanë marrë pjesë në votim, duke e pamundësuar kuorumin vendimmarrës.
Seanca e radhës është caktuar për të enjten në orën 10:00.