Vijojnë përpjekjet e ndërkombëtarëve për futjen e opozitës në zgjedhjet e 18 qershorit.
Ambasadori amerikan Donald Lu është drejtuar pasditen e sotme në selinë blu ku po zhvillon një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.
Takimi vjen një ditë pas KQZ miratoi fletën e votimit. Dy partitë më të mëdha mes 15 partive të regjistruara në total për këto zgjedhje, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Socialiste, u renditën respektivisht e 14 dhe 15, ndërsa fleta e votimit hapet me Frymën e Re Demokratike.