Do të zhvillohet sot për herë të 30-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit, ndërkohë që procesi ka ngecur në pikën e zgjedhjes së kryetarit të tij.
Partitë politike vazhdojnë të mbeten të ngurta në qëndrimet e tyre.
Lëvizja Vetëvendosje vijon të këmbëngulë në kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërsa PDK, LDK dhe AAK kanë ripërsëritur se nuk do ta mbështesin atë.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka propozuar në disa raste krijimin e një Komisioni që do të mundësonte votimin e fshehtë, por për shkak të mungesës së kuorumit, propozimi nuk ka kaluar. AAK e ka çuar këtë çështje për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.