Presidenti francez Emmanuel Macron tha se mendon se është gjetur një zgjidhje kompromisi për kuadrin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Maqedonisë së Veriut, e cila pengohej nga Bullgaria.
“Unë mendoj se kemi gjetur një zgjidhje kompromisi,” tha ai në një konferencë shtypi në samitin e NATO-s në Spanjë.
Parlamenti i Bullgarisë i dha qeverisë dritën jeshile më 24 qershor për të miratuar kornizën negociuese të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut, në një masë që mund të lejojë fqinjin e saj verior të fillojë bisedimet e anëtarësimit me bllokun.
Ligjvënësit votuan për të lejuar qeverinë të heqë veton e saj pas ndryshimeve në tekstin e kornizës që do të garantonte të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese dhe do të angazhonte Shkupin për të mbajtur marrëdhënie të mira me Bullgarinë.
Kujtojmë se ngërçi i krijuar mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut pengonte edhe anëtarësimin e Shëipërisë në BE. Zgjidhja e mosmarveshjeve mes dy vendeve zhbllokon edhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.