Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngecja e bisedimeve bërthamore SHBA-Iran rrit rrezikun për përshkallëzim e sanksione

2025/05/30 at 8:28 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ngecja e bisedimeve bërthamore SHBA-Iran rrit rrezikun për përshkallëzim e sanksione

Rundi i pestë i bisedimeve bërthamore mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara përfundoi në Romë javën e kaluar, por njerëzit kanë parë shumë pak shenja të përparimit drejt ndonjë marrëveshjeje.


Është thënë se ka pasur propozime për ta zhbllokuar ngërçin, i cili po ndodh sepse Uashingtoni ngul këmbë që Irani të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit dhe Teherani po e kundërshton këtë plotësisht.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi – i cili udhëheq ekipin e Teheranit në këto bisedime – tha për mediat shtetërore se Irani po i shqyrton propozimet e ndërmjetësve nga Omani, por nuk shpjegoi hollësitë.

Propozimet e Omanit

Araqchi raportoi para Komisionit Parlamentar për Siguri Kombëtare dhe Politikë të Jashtme më 25 maj, menjëherë pas përfundimit të rundit më të fundit të bisedimeve në Romë. Një uzinë bërthamore e Iranit në Bushehr. Fotografi ilustruese nga arkivi. Njëri sugjerim ishte që Irani ta pezullojë veprimtarinë e pasurimit të uraniumit për gjashtë muaj dhe ta rifillojë më pas. Ardestani tha se Irani “nuk i ka pranuar” propozimet.

Ai theksoi se Irani ka frikë se, nëse i bindet kësaj kërkese, do t’i nxisë Shtetet e Bashkuara të kërkojnë edhe më shumë lëshime. Një tjetër propozim është formimi i një konsorciumi bërthamor rajonal që do ta shtonte mbikëqyrjen ndaj aktiviteteve bërthamore të Iranit dhe do t’i jepte Perëndimit garanci se Irani po qëndron brenda niveleve të dakorduara të pasurimit.

Fillimisht, mediat iraniane raportuan se kjo nismë kishte ardhur nga Teherani, por zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baqaei, e mohoi këtë.

Makineri të centrifugave të ndryshme në objektin Natanz për pasurimin e uraniumit, Iran, prill 2021.

“Ky nuk ishte propozim i Iranit”, u tha ai gazetarëve, megjithatë shtoi se Teherani do ta “mirëpriste” këtë ide, “për aq kohë sa nuk zëvendëson të drejtën e Iranit për të pasuruar uranium në tokën e vet”.

Në këtë konsorciumi mund të përfshihet edhe SHBA-ja. Më 28 maj, shefi i energjisë bërthamore të Iranit, Mohammad Eslami, sugjeroi se Teherani mund të jetë i hapur për të lejuar inspektorë amerikanë që të punojnë për Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA). “Nëse ka marrëveshje, ekziston mundësia që inspektorëve amerikanë t’u jepet qasje në objektet bërthamore iraniane”, tha ai. Kritikët argumentojnë se Teherani po përdor këtë ofertë për të ushtruar trysni ndaj Uashingtonit që ta zbusë qëndrimin për pasurimin.

“Për momentin, gjithçka është pezull. Nuk e dimë nëse do të ketë marrëveshje apo jo”, tha shefi i IAEA-së, Rafael Grossi, më 28 maj në një seminar njëjavor në Vjenë.

Pasurimi i uraniumit?

Debati mbi pasurimin e uraniumit është kthyer në çështje krenarie kombëtare dhe identiteti për Iranin. Araqchi ka thënë se Irani ka paguar çmim shumë të lartë – përfshirë humbjen e disa shkencëtarëve bërthamorë në atentate – që ta braktisë tani si asgjë programin e saj të pasurimit.

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump mban qëndrimin se Irani duhet ta ndalë plotësisht pasurimin e uraniumit. I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, e ka mbrojtur së fundmi këtë qëndrim duke e cilësuar si thelbësor, “sepse pasurimi mundëson armatimin”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përsëriti këtë qëndrim gjatë një seance dëgjimore në Senat, duke deklaruar se “çdo nivel i pasurimit është i papranueshëm dhe përbën kërcënim të drejtpërdrejtë”.

Megjithatë, Irani mbetet sfidues.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se SHBA-ja po e “tepron” me kërkesën e saj që Teherani ta ndalë pasurimin e uraniumit, ndërsa Araqchi ka premtuar se Irani do të vazhdojë ta pasurojë uraniumin “me ose pa marrëveshje”. Alan Eyre, diplomat i shquar në Institutin për Lindjen e Mesme dhe ish-zëdhënës në gjuhën persiane i Departamentit Amerikan të Shtetit, thotë se administrata Trump ka një model që fillon me një qëndrim të ashpër, por në fund pajtohet për kompromis dhe “shpall fitore”.

“Është e mundur që Shtetet e Bashkuara t’i rishikojnë vijat e tyre të kuqe”, i tha ai Radios Farda të Radios Evropa e Lirë.

Prej se Trumpi u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 gjatë mandatit të tij të parë dhe rivendosi sanksionet, republika islamike e ka zgjeruar ndjeshëm programin e saj bërthamor. Irani këmbëngul se programi i tij është paqësor dhe mohon se po zhvillon armë bërthamore. Megjithatë, ai tani po pasuron uranium në një pastërti prej 60 për qind, që është shumë më lart se kufiri prej 3.67 për qind i përcaktuar në marrëveshjen e vitit 2015 dhe afër niveleve për prodhimin e armëve.

Pavarësisht se ka ekonomi të dobësuar dhe monedhë të paqëndrueshme, presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, deklaroi më 26 maj se vendi do t’ia dalë edhe pa marrëveshje bërthamore me SHBA-në. “Nuk është se do të vdesim nga uria nëse ata refuzojnë të negociojnë me ne dhe vendosin sanksione. Do të gjejmë një rrugëdalje”, tha ai. Megjithatë, Irani mund të përballet me më shumë sanksione, madje edhe me veprime ushtarake në mungesë të një marrëveshjeje.

Fuqitë evropiane kanë kërcënuar me rivendosjen e sanksioneve të OKB-së kundër Teheranit nëse nuk arrihet marrëveshje me Uashingtonin deri në fund të qershorit, ndërkohë që inteligjenca amerikane sugjeron se Izraeli po përgatitet t’i godasë objektet bërthamore të Iranit.

Sipas Axios, Trump ka paralajmëruar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, që të mos ndërmarrë veprime që do ta dëmtonin diplomacinë me Iranin, megjithëse vetë presidenti amerikan nuk e ka përjashtuar ndërhyrjen ushtarake nëse bisedimet dështojnë.

Meqë nuk është caktuar ende datë për rundin e ardhshëm të bisedimeve, rruga përpara mbetet e paqartë, dhe sa më shumë të zgjasë ngërçi, aq më i madh është rreziku që diplomacia të zëvendësohet nga përshkallëzimi. REL



Ju sugjerojmë

Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën
Bota

Trump anuloi takimin me Putinin, Rusia nis stërvitjet bërthamore

22 Tetor, 2025 6:08 pm
Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023
Politikë

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023

22 Tetor, 2025 5:57 pm
Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik
Aktualitet

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik

22 Tetor, 2025 5:53 pm
Rekord negativ historik për Serinë A
Sport

Rekord negativ historik për Serinë A

22 Tetor, 2025 5:41 pm
Itali, qeveria njofton rritje të taksave për qiratë afatshkurtra të pronave
Bota

Itali, qeveria njofton rritje të taksave për qiratë afatshkurtra të pronave

22 Tetor, 2025 5:08 pm
SHBA presion Viktor Orban/ Hungaria, i vetmi anëtar i NATO-s që nuk ka ratifikuar aplikimin e Suedisë
Bota

Orban: Hungaria vijon përgatitjet për takimin Trump-Putin

22 Tetor, 2025 4:44 pm
“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027
Aktualitet

BE disburson 100 milionë euro për Shqipërinë

22 Tetor, 2025 4:33 pm
I zhdukur prej një viti, SPAK kontrolle në shtëpitë e Ervis Martinajt
Aktualitet

Babai i Ervis Martinajt i kërkon Gjykatës së Lezhës që ta shpallë të zhdukur

22 Tetor, 2025 3:40 pm
Ish-hajduti i bizhuterive “kritikon” grabitësit e Luvrit në Francë: Ishin amatorë
Bota

Ish-hajduti i bizhuterive “kritikon” grabitësit e Luvrit në Francë: Ishin amatorë

22 Tetor, 2025 3:26 pm
OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata
Bota

OBSH: Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata

22 Tetor, 2025 2:29 pm
Para
Video/“Pamjet e mrekullueshme në Mat”, Rama:Destinacion që s’duhet lënë pa vizituar

Video/“Pamjet e mrekullueshme në Mat”, Rama:Destinacion që s’duhet lënë pa vizituar

Investimet “lule mos me prek”, bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor

Investimet “lule mos me prek”, bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve/ Çfarë ndodh me punëtorët sezonalë?

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve/ Çfarë ndodh me punëtorët sezonalë?
















TE FUNDIT

Trump anuloi takimin me Putinin, Rusia nis stërvitjet bërthamore

Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën
22 Tetor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin mbikëqyri ditën e sotme një stërvitje të gjerë të forcave strategjike bërthamore të vendit, që përfshiu...

Lexo më shumë

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023
22 Tetor, 2025

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Znj. Elisa Spiropali ka mbërritur ditën e sotme në Izrael në përgjigje të...

Lexo më shumë

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik
22 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama është pritur nga homologu britanik, Sir Keir Starmer në nisje të Samitit të Procesit të Berlinit, që...

Lexo më shumë

Rekord negativ historik për Serinë A

Rekord negativ historik për Serinë A
22 Tetor, 2025

Seria A ka shënuar një rekord negativ në javën e 7 të saj. Në 10 ndeshjet e kësaj jave u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com