Dy turistë kanadezë ngecën ditën e sotme në baltën e një përroi në Skrapar. Ata njoftuan me telefon Policinë pasi nuk e dinin vendin ku ndodheshin.
Pas disa orësh kërkime, uniformat blu arritën të lokalizojnë dy turistët duke i ndihmuar të dilnin nga vendi ku kishin ngecur.
“Rreth orës 13:50, në Komisariatin e Policisë Skrapar ka mbërritur një telefonatë nga dy turistë kanadezë, të cilët kërkonin ndihmën e Policisë, pasi për shkak të terrenit të vështirë mjeti i tyre kishte ngelur në baltë në një përrua dhe ata nuk dinin vendin ku kishin ngelur.
Punonjësit e Policisë iu kanë dhënë ndihmë turistëve, duke u nxjerrë mjetin nga vendi ku kishin ngelur dhe më pas i kanë shoqëruar deri në rrugën kryesore.Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore”, njofton policia./Opinion.al