Partizani nuk ka mundur të marrë një fitore në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Kurbin ndaj Laçit.
Dy skuadrat u ndanë me barazimin 1-1, të cilët u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes.
Me rikthimin në fushë, Xhixha zhbllokoi dhe kaloi në avantazh bardhezinjtë.
Ndërkohë Erald Çinari prishi llogaritë e Sulejman Starovës, që mori një barazim të vlefshëm në prag të edicionit të ri të Superligës.