Aktualitet

Ngec në vetting gjyqtarja e “Gërdecit”,Shefkie Demiraj.Djali i afrohet për ta ngushëlluar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:50 - 28/09/22 |
Opi Nion

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Shefkie Mataj(Demiraj). Kjo e fundit është edhe gjyqtarja e fundit që ka marrë pjesë në procesin gjyqësor të Gërdecit që del para Vettingut.

Mësohet se vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga:Roland Ilia, Pamela Qirko dhe Valbona Sanxhaktari.

Gjatë seancës  të zhvilluar të hënën më 26 shtator, KPK konstatoi probleme me pasurinë.

Demiraj nuk vërtetoi me dokumentacion ligjor një pjesë të burimeve të një banese trekatëshe + papafingo, si dhe vlerëson se është vepruar në kundërshtim me etikën në përfitimin e një kompesimi për shpëronësim trualli.

Demiraj i kundërshtoi gjetjet e KPK. Ajo theksoi se shpronësimi ishte kryer bazuar në ligj, ndërsa pretendoi se kishte vërtetuar ushtrimin e aktivitetit privat nga bashkëshorti dhe pagimin e detyrimeve tatimore, si dhe shitjen e një kamioni nga kunati i ndjerë – duke kërkuar që këto të ardhura të deklaruara prej saj të vlerësohen si të ligjshme bazuar në jurispudencën e KPA-së.

Shefkie Demiraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Rrethit Tropojë. Prej vitit 2006, Demiraj e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndërkohë vendimi i KPK duket se ka trishtuar gjyqtaren por edhe familjarët e saj të cilët po e shoqëronin para komisionit të vettingut.

Në një foto të publikuar në media pas vendimit shfaqet djali i saj i cili i hedh dorën mbi supe mamasë së tij për ta ngushëlluar.

Pas