Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngatërrimi me Demarkacionin

2017/09/27 at 4:59 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Pse LDK dhe PDK sulmojnë Shqipërinë

Nga Baton Haxhiu


Pacolli, me dëshirën e mirë për të dalë nga situata me demarkacionin, në të cilën kemi hyrë me naivitet, e edhe për t’i nxjerrë me fytyrë institucionet e Kosovës, ngatërroi punë edhe më shumë.

E pashë dhe e dëgjova me kokëdhimbje sinqeritetin e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, në Podgoricë. U mundua që të ndërtojë një narracion me disa parime, duke shpresuar se mirësia e fjalive shkon me principet e munguara. Por, ishte e panevojshme dhe me rrezikshmëri politike që disa çështje – të cilat do të duhej të mbeteshin vetëm në tavolinën e takimit ndërmjet shteteve – të barten edhe në konference për media.Ato,shpeshherë, në përvoja të shumë shteteve dhe situatave të ngjashme, kanë pasoja të pakthyeshmenë marrëdhënie ndërmjet vendeve.

Desha që në fillim ta kem një qëndrim të paluhatshëm për Kryeministrin Ramush Haradinaj, Kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Ministrin Behgjet Pacolli.

Vendimet shtetërore nuk janë mendime dhe as qëndrime personale. Sepse, duke përdorur fjalitë që – nuk jemi gati për demarkacionin e nënshkruar nga institucionet, po shërojmë ambicie personale tonat. E vërteta nuk do jetë ndryshe nga ajo që është nënshkruar. Mund të ndodhë edhe më keq, që një ditë, NATO, fjalitë e Ministrit të Jashtëm të Kosovës t’i quajë pretendime territoriale ndaj një shteti tjetër. 

Duhet të dallohet qartësisht vendimi dhe qëndrimi shtetëror prej atij opozitar. Vendimi shtetëror ka parime dhe pasoja ndërshtetërore,ndërkombëtare dhe diplomatike. Pasojat për opozitën kanë një dimension tjetër – kanë të bëjnë vetëm me votën dhe zgjedhjet, dhe natyrisht edhe presionin që u bëhet organeve shtetërore, që në çfarëdo negociate të nxirret maksimumi për çështje të caktuara.

Pas nënshkrimit dhe aprovimit, duhen respektuar vendimet që kanë marrë organet shtetërore, e të cilat njëkohësisht janë edhe obligim ndërkombëtar.

Kështu nuk ishte në konferencën për media, as me gjuhën e thënë, e as me përfundimin kësaj konference, të z. Pacolli dhe z. Darmanovic.

Po ndalem te kjo konferencë e Ministrit Pacolli në Podgoricë.

Njeriu i parë i diplomacisë kosovare shkoi në Podgoricë për të kërkuar shtyrje të demarkacionit dhe për të ndërtuar parime të reja. Por, kishte harruar se për të tregtuar me principe, fillimisht duhet t’i bëjmë të mundura ato.

Ai shkoi ne Podgoricë me dëshirën më të mirë për të sugjeruar diçka. Por, me qëndrimin e tij vuri ne pikëpyetje institucionet dhe vendimet e nënshkruara nga liderë institucionesh.Bile, tregoi se duke mos qenë të gatshme për demarkacionin, institucionet tona lanë shenja që kërkojnë territor ndaj një shteti tjetër.

Gjithashtu, Pacolli i vuri në pikëpyetje institucionet tona. Harroi faktin se për t’i vënë në pikëpyetje institucionet, fillimisht duhet t’i krijojmë ato, të jenë stabile ato, e vetëm pastaj mund të hyhet në bisedime për të ndryshuar paqartësitë që lindin me shtetin tjetër.

Në konferencën për media në Podgoricë u dha një mesazh që padashje mbart disa elemente të rënda.

Gjatë procesit të demarkacionit, sipas logjikëssë Ministrit të Jashtëm dhe dy liderëve të tjerë (Haradinaj e Veseli), shteti ynë, në procesin e demarkacionit ka pasur përfaqësuesme veprime dhe elemente tradhtie dhe ka pasur një grup ekspertësh me padijeni të theksuar. Këtë padijeni e dërgoi edhe te grupet ndërkombëtare, që ishin monitorues dhe aprovues te këtij procesi.

Gjatë deklarimit, këto elemente të konferencës për media nuk janë marrë seriozisht.

Zoti Pacolli, me dëshirën e mirë për të dalë nga situata në të cilën kemi ngecur, e në të cilën kemi hyrë me naivitet politik e personal, me dëshirën e mirë për t’i nxjerrë me fytyrë edhe institucionet e Kosovës, ka ngatërruar punë edhe më shumë.

Ai konkretizoi dyshimet që i kanë të tjerët për ne, sepse tregoi se ende pa filluar mirë ndërtimi i shtetit, vetë ai dhe të tjerët si ai, kanë filluar të dyshojnë në të dhe në njerëzit që përfaqësojnë shtetin e Kosovës.

Kjo Qeveri e re duhet ta ketë parasysh se për të dyshuar në shtetin dhe në njerëzit që përfaqësojnë shtetin, fillimisht duhet ta kemi shtetin të formuar në kuptimin e plotë të fjalës.

Krejt në fund, ka një hendek të madh ndërmjet nesh dhe BE-së.

Në vend që të merremi me parimet e BE-së karshi Kosovës, duke i sfiduar me qëndrime dhe veprime shtetërore, institucionet tona ndërtojnë logjiken e mungesës së principeve dhe japin shembull se sfidohet gjithçka që është ndërtuar me pjesëmarrjen e BE-së dhe SHBA-së. 

Merremi për tre vjet me radhë me demarkacionin, duke besuar në njerëz aventurierë që në pleqërinë e tyre, para se të ikin në botën tjetër, të shënohen si patriotë, sepse në kohën e tyre ose s’kanë pasur fare, ose kanë pasur deficit të theksuar të patriotizmit.

Dallimet tona me Evropën sot janë shumë më të vogla sesa para shumë vjetësh. Ose, të gjitha dallimet që kemi pasur, janë reduktuar në një: ligji, ose, më saktë, mungesa e zbatimit tëligjit.

Institucionet tona dhe Ministri i Jashtëm i saj duhet të dalin jashtë kësaj lëkure të kotë, duke i thënë Evropës – ka edhe diçka që na dallon ndjeshëm neve dhe vendeve të tjera në Ballkan.

Komuniteti i BE-së di si të ofrojë shërbime për shtet-ndërtim, por ajo që nuk di është si të krijojë institucione vendase të vetë-qëndrueshme.

Ka edhe diçka që na dallon te shtet-ndërtimi dhe te të kuptuarit e shtetit. Ne mesin e anëtarëve të BE-së nuk ka dakordim se çka është shteti i ri dhe si bëhet njohja dhe përcaktimi për jetën e tij.

Këto duhet të jenë kërkesat tona.

Këtu e kam fjalën, para së gjithash, për BE-në, e cila dëshiron të bëhet faktor përcaktues në ndërtimin e Kosovës dhe marrëdhënieve ballkanike dhe evropiane; për BE-në që dëshiron të na mësojë për principialitetin e shtet-ndërtimit, ndërsa në mesin e anëtarëve të saj nuk mund të merren vesh se çka është shteti, edhe atë pikërisht në rastin e Kosovës.  Mainstream-i politik, shtet-ndërtues, në momentet e krijimit të Kosovës, është parimor në qëllimet, programet e vizionet për ta ndërtuar një shtet të pranuar, integruar dhe krenar në të njëjtën kohë. Ky ka qenë një princip i qartë.

Por, kjo elitë evropiane është po aq e gatshme në dyluftimin e mendjemadhësisë brenda anëtarësisë së saj dhe oportunizmit politik, duke i reduktuar këto principe në pakufi, e duke e çuar paqartësinëe sajderi të kufijtë e durimit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ne kemi probleme serioze në këtë proces, që Ministri i Jashtëm duhet ta adresojë.

Qytetarët serbë të Kosovës me konsistencë mohojnë legjitimitetin e institucioneve të shtetit të Kosovës, deri në momentin kur duhen marrë vendet kryesore në këto institucione. Këtu, principi ia lëshon vendin pagës shtetërore.

Shkojmë tutje. Lëvizja anti-establishment e Albin Kurtit, Vetëvendosje, dhe Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj në kohën sa ishin opozitarë, ishin principielë në mohimin e pakufishëm të çdo gjëje në emër të qytetarëve të pafuqishëm dhe të varfër. Ishinprincipielë në atë masë sa luajtën rolin e “terroristit” për të siguruar një shoqëri më të mirë dhe me mundësi të barabarta për votuesit e tyre – përmes rrënimit dhe mohimit të institucioneve.

Menjëherë në këtë logjikë vihet dyshimi mbi qëllimin e tyre, sepse njëkohësisht luajtënedhe pengjet e sistemit të cilin duan ta rrënojnë.

Demarkacioni i spektaklit nga realiteti bëhet çdo herë e më i pamundur në këto kohë të fake-neës. Megjithatë, njëkohësisht nuk mund të jenë edhe“terroristë”,edhe pengje. Jo tash kur Ramush Haradinaj është Kryeministër dhe Fatmir Limaj Zëvendëskryeministër.

Kosova, tash, në këtë moment, nuk mund t’ia lejojë vetës këtë luks. Para së gjithash, nuk mundet për shkak të gjendjes në Ballkan, e cila përsëri këtë regjion e bën vatër zjarri gjatë themelimit të rendit të ri të forcave ndërmjet fuqive të mëdha. Ashtu si edhe vendet e tjera në regjion, Kosova është në situatë të bëhet fitues ose humbëse në këtë lojë të interesave ndërkombëtare, të cilat thyhen në mënyra që do të përkufizojnë dekadat para nesh.

Në analizën përfundimtare secili shtet qe merret me ne e ka nje konstatim te gatshem; kufijtë janë në funksion të pushtetit. Nëse nuk i mbroni ato, ato janë vetëm vija më pika. Ne së shpejti do zbulojmë nëse llogaritja ishte e saktë. Nëse po, dhe pastaj krijojme melodramë politike, do të kthehemi në shekullin e 19-të kur fuqitë e mëdha do të luajnë lojën e tyre të madhe me kufijtë e të tjerëve.

Etiketa: Baton HaxhiuNgatërrimi me Demarkacionin


Ju sugjerojmë

Vlora mes zgjedhjeve dhe etapës së tretë të “Giro d’Italia”
Aktualitet

Vlora mes zgjedhjeve dhe etapës së tretë të “Giro d’Italia”

11 Maj, 2025 3:21 pm
Në Yzberisht votohet ndryshe, kontinierët kthehen në qendra votimi
Kryesore

Në Yzberisht votohet ndryshe, kontinierët kthehen në qendra votimi

11 Maj, 2025 3:13 pm
Veliaj: Shpërblime për fundvit për mbi 4 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse
Kryesore

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit

11 Maj, 2025 2:56 pm
Voton kreu i KQZ, Celibashi për mediat: Kush shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi
Kryesore

Voton kreu i KQZ, Celibashi për mediat: Kush shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi

11 Maj, 2025 2:51 pm
Tiranë, fotografuan votën, në pranga 3 persona / Njëri e publikoi në rrjetet sociale
Aktualitet

Tiranë, fotografuan votën, në pranga 3 persona / Njëri e publikoi në rrjetet sociale

11 Maj, 2025 2:49 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Kryesore

KQZ publikon shifrat, ja sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00

11 Maj, 2025 2:40 pm
Balluku voton në Fier: I bëj thirrje shqiptarëve, mos ta çojnë votën dëm!
Kryesore

Balluku voton në Fier: I bëj thirrje shqiptarëve, mos ta çojnë votën dëm!

11 Maj, 2025 2:25 pm
“Ah sa e bukur, të votosh duke nusëruar!”/ Rama: Gjest emocionues dhe qytetar
Kryesore

“Ah sa e bukur, të votosh duke nusëruar!”/ Rama: Gjest emocionues dhe qytetar

11 Maj, 2025 2:25 pm
Tensionet në Vorë/Celibashi-përfaqësuesve politikë: Sa më larg qendrave të votimit
Kryesore

Tensionet në Vorë/Celibashi-përfaqësuesve politikë: Sa më larg qendrave të votimit

11 Maj, 2025 2:06 pm
Idrizi: Sot qytetarët kanë pushtetin! Përcaktojnë të ardhmen e tyre
Kryesore

Idrizi: Sot qytetarët kanë pushtetin! Përcaktojnë të ardhmen e tyre

11 Maj, 2025 2:00 pm
Para
Lady Gaga ishte sëmurë, Beyonce e surprizon

Lady Gaga ishte sëmurë, Beyonce e surprizon

Drogë e madhe në Skrapar, 2 persona të arrestuar

Drogë e madhe në Skrapar, 2 persona të arrestuar

Gazeta ‘Le Figaro’ raporton për arrestimin e Haradinajt

Video/ Haradinaj te Berisha: Jemi shumë, deshën të të takonin ...
















TE FUNDIT

Vlora mes zgjedhjeve dhe etapës së tretë të “Giro d’Italia”

Vlora mes zgjedhjeve dhe etapës së tretë të “Giro d’Italia”
11 Maj, 2025

Ndërkohë  që në gjithë vendin mbahen zgjedhjet për parlamentin e ri, në Vlorë përveç zgjedhjeve mbahet edhe etapa e tretë...

Lexo më shumë

Në Yzberisht votohet ndryshe, kontinierët kthehen në qendra votimi

Në Yzberisht votohet ndryshe, kontinierët kthehen në qendra votimi
11 Maj, 2025

Në zonën e Yzberishtit, në Tiranë janë vendosur 23 kontinierë. Gazetarja e tvklan, Erikleda Dorezi në një raportim bënë me...

Lexo më shumë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për mbi 4 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse
11 Maj, 2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar sot të drejtën e votës në ambientet e paraburgimit të Durrësit....

Lexo më shumë

Voton kreu i KQZ, Celibashi për mediat: Kush shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi

Voton kreu i KQZ, Celibashi për mediat: Kush shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi
11 Maj, 2025

Kreu i komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka votuar mesditën e sotme në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në kryeqytet....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com