Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur në afërsi të fshatit Shupalë.
I arrestuari është identifikuar me inicialet O.S. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po heton për dokumentimin e plotë të rastit në fjalë.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al