Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 59-vjeçarin, Anesti Sala nga fshati Pojan, cili u arrestua tre ditë më parë për ngacmim seksual të një 13-vjeçareje.
Sipas Klan news, Prokuroria kërkoi për 59-vjeçarin masën e sigurisë “arrest me burg”, kërkesë që u pranua nga gjykata.
Avokati i 59-vjeçarit kërkoi një masë më të butë sigurie për Anesti Salën, i cili gjatë seancës mohoi të ketë ngacmuar seksualisht të miturën.
59-vjeçari pohoi që ishte përdorues i rregullt i alkoolit dhe ditën kur ishte konfliktuar me gjyshen e 13-vjeçares, për shkak të ngacmimit të saj, ka qenë në gjendje të dehur.
Anesti Sala u arrestua nga policia lokale për ngacmim seksual të një të miture pas denoncimit të familjarëve të saj.