Është zhvilluar ditën e sotme seanca gjyqësore për caktim e masës së sigurisë kundrejt fierakut Arsen Selimi, 43 vjeç, nga Ferma e Çlirimit, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij të mitur.
Sipas News24 bëhet me dije se në seancën gjyqësore është kërkuar caktimi i masës “arrest me burg” nga prokurori Hysen Ajasllari.
Teksa mbi të arrestuarin rëndon vepra penale “Ngacmim seksual me te mitur”, Arsen Selimi nuk e ka pranuar akuzën, duke shpjeguar se “e kam mbesë dhe e respektoj si vajzën time”.
Nga avokat Rudin Bircaj është kërkuar masë sigurie më e butë “Detyrim paraqitje”. Në fund, gjyqtarja Erlanda Agaj ka vendosur caktimin e masës “Arrest me burg” për të arrestuarin Arsen Selimi./Opinion.al