Kryesore

Ngacmoi seksualisht 5-vjeçarin, arrestohet 48-vjeçari në Berat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:44 - 19/06/20 |
el ida

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në qytetin e Beratit, ku një 48-vjeçar është arrestuar për ngacmim seksual me një një fëmijë 5-vjeçar.

“Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, ndaluan shtetasin S.K., 48 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual me të mitur”, me një fëmijë 5 – vjeçar.” informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë se kohët e fundit u bë publik edhe një rast tjetër i rëndë abuzimi seksual me një të mitur, ku një 15-vjeçare u abuzua seksualisht nga roja i shkollës dhe disa të rinj. Kjo pasoi me një valë protestash në qytetet kryesore të vendit./Opinion.al

Pas