Një 37-vjeçar në Lushnjë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht katër nxënëse të një gjimnazi.
Katër nxënëset, secila 15 vjeçe, janë ngacmuar seksualisht brenda perimetrit të sigurisë të institucionit shkollor.
B.B., 37 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, do të gjykohet për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./Opinion.al