Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngacmimi seksual -një histori e shëmtuar

2017/12/14 at 2:00 AM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A
Ruajtja e familjes, BE forcon ligjet: Tre vite burg për tradhtinë në çift

Ngacmimi seksual është çdo lloj sjellje apo kontakti seksual që ndodh pa dëshirën, miratimin, aprovimin e marrësit.


Themi se ka ndodhur një ngacmim seksual, kur dikush përfiton nga situata apo individ, duke vepruar pa konsensusin e tij/saj. Mos harro që miratimi është :

i qartë

i lirë ( je i lirë të thuash jo)

informues

i ndryshueshëm

entuziast

Autorët shpesh e manipulojnë viktimën për ta përfshirë në aktivitete seksuale të padëshiruara, pra pa pëlqimin e personit në fjalë. Manipulimi mund të përfshijë shtrëngim emocional dhe psikologjik. Forca nuk është gjithmonë presion fizik.

Arsyet se pse dikush mund të mos pranojë përfshijnë, moshën, sëmundjet, frikën, aftësitë e kufizuara, ndikimin e alkolit dhe drogës ose thjeshtë individi nuk ka interes seksual, shpirtëror ose romantic për personin tjetër. Ndërkohë që ka një listë të pafundme arsyesh se pse nuk duam të jemi pjesëmarrës në një akt seksual, ka ZERO arsye se pse dikush duhet të dhunoje, shtypë, nënçmojë, një tjetër qënie njerëzore. ZERO ARSYE!

Ngacmimi seksual përfshin njerëz të gjinive, racave, të ardhurave, religjioneve, etnive, kapaciteteve, profesioneve, orientimeve seksuale, nga më të ndryshmet. Megjithatë tendenca është kundrejt minoriteteve, personave më të margjinalizuara, grave dhe vajzave, ose atyre më të pambrojturve. Format e ndryshme të ngacmimit seksual janë :

Dhunë ose tentativë dhunë

Dhunë seksuale ndaj fëmijës ose incest

Shfrytëzim seksual

Sulm seksual ndaj partnerit

Masturbim në publik

Shfaqje e organeve gjenitale të një personi ose te trupit pa pëlqim

Kontakt seksual i padëshiruar

Të shikosh dikë në një aktivitet privat pa lejen e tyre

Të detyrosh dikë të kryejë marrëdhënie seksuale, seks oral ose dhe penetrim

Mendoj që më kanë dhunuar, çfarë të bëj tani ?

Nëse je viktime e një ngacmimi seksual, NUK ËSHTË FAJI YT. KURRË! Mund të ndihesh i shokuar, konfuz, i vrarë, i frikësuar dhe i mbushur  me emocione. Mund të humbësh apetitin, gjumin, ose të urresh trupin tënd. Të gjitha këto ndjenja janë shumë normale dhe nuk ka një përgjigje të saktë dhe korrekte. Ngacmimi, ngacmimi seksual ose dhuna sistematike, janë një traumë dhe do të duhet kohë të shërohesh. Vetëdijësimi për ndjenjat e tua është real dhe i ligjshëm.

Mund ta pyesësh veten se pse kjo të ndodhi ty. MOS HARRO, ngacimi seksual nuk është pasojë e sjelljes apo aksioneve të tua. Përgjegjësia e vetme qëndron mbi agresorin. Në ditët e sotme pjesa më e madhe e ngacmimeve seksuale nuk raportohen, sepse viktima linçohet, akuzohet, paragjykohet duke u dhunuar për herë të dytë. Mos lejo që kjo të të dekurajojë. NUK JE VETËM, ka shumë resurse që mund të përdorësh për të të ardhur në ndihmë.

Nëse të kanë ngacmuar seksualisht apo dhunuar në çdo lloj forme, nuk është faji yt. Kërko suport  nga miqtë, familja, të mbijetuar të tjerë, qëndra online, organizata jo-fitimprurëse. Të tejkalosh një tronditje të tillë nuk është e thjeshtë, duhet t’i japësh vetes kohë dhe gjërat dalngadalë do të përmirësohen./Nga Zhaklin Lekatari



Ju sugjerojmë

Qyteti ku çelin vetëm trëndafila të zinj
Life Style

Qyteti ku çelin vetëm trëndafila të zinj

27 Gusht, 2025 7:20 pm
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 27 gusht 2025

27 Gusht, 2025 8:34 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 26 gusht 2025

26 Gusht, 2025 8:28 am
Studimi/ Valët e të nxehtit po na plakin më shpejt se duhani apo alkooli
Life Style

Studimi/ Valët e të nxehtit po na plakin më shpejt se duhani apo alkooli

25 Gusht, 2025 8:01 pm
Qyteti që do të kufizojë përdorimin e telefonave në vetëm dy orë në ditë
Life Style

Qyteti që do të kufizojë përdorimin e telefonave në vetëm dy orë në ditë

25 Gusht, 2025 4:05 pm
Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 25 gusht 2025

25 Gusht, 2025 8:28 am
Pesë nga vendet më të sigurta në botë për vitin 2025
Life Style

Pesë nga vendet më të sigurta në botë për vitin 2025

24 Gusht, 2025 4:48 pm
Videot e shkurtra në rrjetet sociale të njëjtin efekt në tru si alkooli
Life Style

Videot e shkurtra në rrjetet sociale të njëjtin efekt në tru si alkooli

24 Gusht, 2025 4:28 pm
Evropa përballet me kërcënim në rritje nga sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat
Life Style

Evropa përballet me kërcënim në rritje nga sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat

24 Gusht, 2025 3:57 pm
Si ndikojnë ushqimet ultra të përpunuara në shëndetin tonë
Life Style

Si ndikojnë ushqimet ultra të përpunuara në shëndetin tonë

24 Gusht, 2025 3:53 pm
Para
Deputeti Boçi për basketbollistin Rama: Ishte mediokër, nuk dinte të kërcente

Deputeti Boçi për basketbollistin Rama: Ishte mediokër, nuk dinte të kërcente

E hedh në gjyq, policia dhunon dhëndrin e trajnerit të Partizanit

E hedh në gjyq, policia dhunon dhëndrin e trajnerit të Partizanit

Ish-punonjësi i Facebook: Ndjehem fajtor, kjo platformë bën copë e thërrime shoqërinë

Ish-punonjësi i Facebook: Ndjehem fajtor, kjo platformë bën copë e thërrime shoqërinë
















TE FUNDIT

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: Më tha që fëmija s’është i imi

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: Më tha që fëmija s’është i imi
27 Gusht, 2025

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e shqiptares, Marjola Nakoleci nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci Volos të...

Lexo më shumë

SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…

SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…
27 Gusht, 2025

Mesha e mëngjesit në kishën e shkollës katolike ku studionin u kthye në makth për nxënësit në Minneapolis, kur një...

Lexo më shumë

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit
27 Gusht, 2025

Ndërsa Holanda shkon drejt zgjedhjeve dhe disa ministrat kanë dhënë dorëheqjen, kryeministri Dick Schoof dhe kabineti i tij sot kanë...

Lexo më shumë

Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova

Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova
27 Gusht, 2025

Dy persona në Kroaci janë arrestuar nën akuzën për spiunazh në favor të Serbisë. Në pranga ka rënë një pilot i Forcave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com