Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga zero probleme me fqinjët, në Luftë të Ftohtë si Enveri! Një miting donkishotesk në Athinë

2024/05/13 at 1:44 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Nga zero probleme me fqinjët, në Luftë të Ftohtë si Enveri! Një miting donkishotesk në Athinë

Nga Sali Berisha 

Edi Rama që sapo erdhi në pushtet shpalli me krenari doktrinën e njohur të zero problemeve me fqinjët, doktrinë që e aplikojnë diktatorët të cilët për pushtetin e tyre nuk pyesin për interesa kombëtare është sot sherrmbjellësi kryesor në rajon. Kështu ai pas shpalljes së luftës së ftohtë Kosovës dhe shkatërrimit të marrëdhënieve me Kosovën, përçarjes së shqiptarëve dhe angazhimit në fushatën elektorale të njërës palë në Maqedoninë e Veriut, kulmoi dje me mitingun donkishotesk në Athinë. 

Tani do ndalemi tek ky i fundit, pse Donkishotesk? 

Së pari duke shfrytëzuar standartet e lirisë të vendit fqinj, organizoi një miting në tërësi me punonjës të administratës së tij të llojit të luftës së ftohtë në Athinë. Mitingu që u kushtoi taksapagueseve shqiptarë mbi 1 milionë euro nuk u organizua nga organizatat e emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj, nuk u përshëndet nga asnjë përfaqësues i ndoshta 1 milionë emigrantëve shqiptarë në atë vend, por u organizua nga Kryeministria dhe Ambasada e Shqipërisë në Athinë dhe në vend të përfaqësuesve të emigrantëve Rama por edhe mitingu u përshëndet nga Eliza e Skënderbuçit dhe ylli i bixhozit të Parisë. 

Së dyti, në fjalën e tij Rama nuk shtroi as edhe një problem aktual që kanë apo mund të kenë emigrantët në Greqi si leje qendrimi, pashaportizime, legalizime, shkollim në gjuhën e nënës etj. probleme që ekzistojnë pothuaj në çdo vend tjetër. Kjo sepse ata nuk ishin ftuar aty për tu mbështetur në të drejtat që ju takojnë, mbasi për Ramën siç u shpreh 10 ditë më parë në Berlin, emigrantët janë thjesht mish i freskët. Emigrantët dje ishin ftuar aty si plaçkë për Belerin që e mundi Ramën në Himarë, në Shqipëri dhe ai e mban të burgosur politik për interesa të tij mafioze. 

Se treti, fjala e Edi Ramës dje ishte një lloj replike e ngjashme mjerane me fjalimet e Enver Hoxhës, i cili dikur me marrëzinë e tij i kërcënonte grekët: “Kujdes nga ne, se ne jemi stërnipat e Bubullimës dhe Kollokotronit”, të cilët pavarësisht nga origjina janë heronj të Kombit Grekë dhe që kurrë nuk kanë hedhur një fishek për Shqipërinë apo shqiptarët. Edi Rama dje në të njëjtin kontekst përmendi Laskarinën, por ndryshe nga Enveri harroi Kollokotronin. 

Po në funksion të luftës së ftohtë, ai dje zgjodhi diplomacinë e megafonit dhe evokoi ne fjalën e tij çështje që në 10 vite pushtet apo dhe në tërë jetën e tij nuk i ka shqiptuar kurrë. Për herë të parë në jetën e tij e dëgjuam të përdorë fjalët çam, fjalën fshesë, ligji i luftës, shërbëtorë të afendikojt, racist apo prona të shqiptarëve në Greqi me qëllimin e vetëm për të justifikuar burgosjen politike të Belerit për interesa mafioze të tij në brigjet e Jonit. 

Si përfundim mund të themi: pavarësisht nga problemet që kanë trashëguar Shqipëria dhe Greqia në të shkuarën, gjatë 33 viteve të fundit marrëdhëniet midis dy vendeve janë mbizotëruar nga mbështetje e Greqisë ndaj Shqipërisë në rrugën e saj të ndërtimit të demokracisë, tregut të lirë dhe integrimin Euroatlantik. Nuk ka dyshim se emigrantët shqiptar me punën, mundin, djersën dhe mendjen e tyre kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në jetën ekonomike-sociale të Greqisë. Po kështu në mënyrë të pamohueshme që nga koha e dyndjeve të para të shqiptarëve të paftuar si refugjat në këtë vend deri sot gjendja e tyre në Greqi në rrafshin ekonomik, social dhe të gjithanshëm ka njohur përmirësime thelbësore dhe sigurisht meritojnë dhe të tjera. Por ato nuk arrihen kurrë me mitingje donkishoteske as dhe përpjekje për shfrytëzimin e tyre në funksion të interesave obskure. 

Por mitingu 1-milionësh, përdorimi i klisheve të vjetra hoxhiste, diplomacia e megafonit për zgjidhjen e problemeve me fqinjin janë që të gjitha në kundërshtim me interesin tonë kombëtar të marrëdhënieve të mira me fqinjët tanë, në dëm të interesave të 1 milionë shqiptarëve në Greqi dhe në funksion strikt të interesave mafioze të pushtetit Edi Ramës dhe klanit të tij, janë akte që meritojnë dhe duhet dënuar me forcën më të madhe. 

Ju sugjerojmë

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret në vend/MM: Në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive

9 Korrik, 2025 10:26 am
Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari
Aktualitet

Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari

9 Korrik, 2025 10:21 am
Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë
Bota

Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë

9 Korrik, 2025 9:52 am
Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj BE-së, Brukseli në alarm: Po japim shumë..
Bota

Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj BE-së, Brukseli në alarm: Po japim shumë..

9 Korrik, 2025 9:47 am
Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore
Bota

Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore

9 Korrik, 2025 9:34 am
Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik
Aktualitet

Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik

9 Korrik, 2025 9:28 am
Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët
Bota

Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët

9 Korrik, 2025 9:19 am
“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet
Aktualitet

“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet

9 Korrik, 2025 9:05 am
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë

9 Korrik, 2025 9:01 am
Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara
Rajoni

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

9 Korrik, 2025 8:53 am
Para
Fier/Vritet pas një sherri efektivi i policisë në fshatin Baltëz, pamje nga vendngjarja  

Fier/Vritet pas një sherri efektivi i policisë në fshatin Baltëz, pamje nga vendngjarja  

Emri/ Policia: Efektivi i “Shqiponjave” u qëllua për vdekje kur po shkonte për të marrë shërbimin

Emri/ Policia: Efektivi i “Shqiponjave” u qëllua për vdekje kur po shkonte për të marrë shërbimin

Vrasja e efektivit të “Shqiponjave” në Fier, zbulohet autori i krimit të rëndë! I ati i viktimës, punonjës policie (Emri) 

Vrasja e efektivit të “Shqiponjave” në Fier, zbulohet autori i krimit të rëndë! I ati i viktimës, punonjës policie (Emri) 

TE FUNDIT

Situata me zjarret në vend/MM: Në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
9 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 janë ende aktive. Këto vatra zjarri...

Lexo më shumë

Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari

Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari
9 Korrik, 2025

Arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike....

Lexo më shumë

Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë

Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë
9 Korrik, 2025

Një kthesë e papritur nga Washingtoni, Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të rifillojnë dërgimin...

Lexo më shumë

Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj BE-së, Brukseli në alarm: Po japim shumë..

Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj BE-së, Brukseli në alarm: Po japim shumë..
9 Korrik, 2025

Marrëdhëniet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian po futen në një fazë të re tensioni. Donald Trump ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com