Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga vjedhja tek veprat e turpshme, arrestohen 7 persona

2020/04/25 at 1:41 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjobiten me 700 mijë lekë tre punonjës fasonerie, thyen karantinën

Policia njofton se gatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.


Kështu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 35 vjeç, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit” sepse ka keqtrajtuar fizikisht, duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën, fëmijën e mitur të bashkëjetueses së tij, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nisur nga një raportim dixhital, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. XH., 36 vjeç. Në rrugën “Isuf Banka”, gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të tij, iu gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale, 47 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 1 karikator automatiku (bosh dhe pa sustë), një dorezë metalike, si dhe 1 kuti kartoni me pajisje për pastrimin e armëve të zjarrit.

Po ashtu, u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasve: E. K., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës iu gjetën dhe u sekuestruan shtatë doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 3 tableta metadon;

XH. L., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtij shtetasi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, gjashtë qese farmaceutike me lëndë narkotike cannabis sativa;

M. B., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa;

Po ashtu, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. H., 55 vjeç, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vepra të turpshme në familje”, sepse në mënyrë të përsëritur dhe në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij (e pajisur me urdhër mbrojtjeje) dhe ndaj fëmijëve të saj të mitur.

Në Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. V., 36 vjeç, sepse në rrugën “Unaza”, në parkimin e Bashkisë Vorë, ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetasit M. S., i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasja A. H., 28 vjeçe, e shpallur në kërkim për për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Dhunohet punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Vlorës
Kronikë

Dhunohet punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Vlorës

10 Tetor, 2025 1:33 pm
Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/Berisha: Dalim garant, nuk do të shkelet Kushtetuta
Kryesore

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/Berisha: Dalim garant, nuk do të shkelet Kushtetuta

10 Tetor, 2025 1:09 pm
Vrasja e gjyqtarit, Presidenti zhvillon takime për masat që duhen marrë
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit, Presidenti zhvillon takime për masat që duhen marrë

10 Tetor, 2025 12:35 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump nuk fitoi çmimin, Kreu i Komitetit të Nobelit: Vendimet merren me integritet

10 Tetor, 2025 12:31 pm
Kërcënohet roja i sigurisë te Gjykata e Apelit: Jeni për t’u vrarë që të gjithë
Aktualitet

Kërcënohet roja i sigurisë te Gjykata e Apelit: Jeni për t’u vrarë që të gjithë

10 Tetor, 2025 12:22 pm
Kërcënoi gjykatësit, familja e Gjovalin Shkambit: Babai ishte në gjendje të rënduar
Kronikë

Kërcënoi gjykatësit, burg për xhaxhain e Elvis Shkambit

10 Tetor, 2025 11:53 am
Shpallet fituesi i Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2025
Bota

Shpallet fituesi i Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2025

10 Tetor, 2025 11:47 am
Begaj me trupin diplomatik: Anëtarësimi në BE, çështje e interesit kombëtar
Aktualitet

Pezullimi i dekretit për zgjedhjet në Tiranë, Begaj: Nuk jam bërë pishman…

10 Tetor, 2025 11:44 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Shtyhet seanca paraprake për Erion Veliajn

10 Tetor, 2025 11:21 am
Celibashi:Zhvillimi i procesit zgjedhor në Tiranë në datën 9 nëntor është i pamundur
Kryesore

Celibashi:Zhvillimi i procesit zgjedhor në Tiranë në datën 9 nëntor është i pamundur

10 Tetor, 2025 11:03 am
Para
PD kërkesë KQZ-së: Zbatoni ligjin, hiqini mandatin Agim Kajmakut

PD akuza qeverisë: Klasifikohet sekret edhe tenderi për letrat higjenike

Manastirliu: 2268 persona i janë përgjigjur thirrjes së ministrisë

Manastirliu inspekton punimet në spitalin Covid3: Po zgjerojmë kapacitetet

Pesë ushqime të cilat duhet t’i provoni të paktën një herë në jetën tuaj

Stresi nga izolimi, si të mos e teproni me ushqimin
















TE FUNDIT

Dhunohet punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Vlorës

Dhunohet punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Vlorës
10 Tetor, 2025

Një punonjës sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë është dhunuar gjatë ditës së sotme nga një avokat. Ngjarja...

Lexo më shumë

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/Berisha: Dalim garant, nuk do të shkelet Kushtetuta

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/Berisha: Dalim garant, nuk do të shkelet Kushtetuta
10 Tetor, 2025

Kryedemokrati Sali Berisha në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme, i është drejtuar qytetarëve të Tiranës lidhur me zgjedhjet...

Lexo më shumë

Vrasja e gjyqtarit, Presidenti zhvillon takime për masat që duhen marrë

Vrasja e gjyqtarit, Presidenti zhvillon takime për masat që duhen marrë
10 Tetor, 2025

Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka nisur disa takime me krerët e institucioneve të...

Lexo më shumë

Trump nuk fitoi çmimin, Kreu i Komitetit të Nobelit: Vendimet merren me integritet

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
10 Tetor, 2025

Kreu i Komitetit Norvegjez të Nobelit, Jorgen Watne Frydnes, ka reaguar pasi presidenti amerikan Donald Trump nuk fitoi Çmimin Nobel...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com