Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga vijnë dërgesat e emigrantëve? Kryesojnë Italia dhe Anglia, rritet Gjermania dhe SHBA

2023/01/30 at 9:07 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga vijnë dërgesat e emigrantëve? Kryesojnë Italia dhe Anglia, rritet Gjermania dhe SHBA

Italia është burimi kryesor i dërgesave të emigrantëve drejt Shqipërisë.

Sipas të dhënave nga Eurostat për vitin 2021, transfertat personale nga Italia kishin vlerën e 279 milionë eurove, ose rreth 24.5% e totalit. Dërgesat nga Italia u rritën me 7.2% krahasuar me vitin 2020.

Britania e Madhe ndërkohë ka konsoliduar prej vitesh vendin e dytë për nga vlera e transfertave drejt Shqipërisë. Sipas Eurostat, për vitin 2021, vlera e këtyre dërgesave arriti në 206.5 milionë euro ose 18.1% e flukseve të transfertave personale hyrëse. Rritja e dërgesave nga Britania e Madhe ishte më e ngadaltë, me 1%, krahasuar me vitin 2020.

Në vendin e tretë dhe me rritje të ndjeshme paraqitet Gjermania. Në vitin 2021, vlera e transfertave nga Gjermania arriti në 172.8 milionë eurove ose sa 15.2% e totalit. Transfertat nga Gjermania kanë shënuar një rritje të lartë, me 20.4% më shumë krahasuar me vitin 2020, ndërsa krahasuar me vitin 2017 ato janë rritur me 71%, teksa ky vend vitet e fundit është bërë një nga destinacionet më të preferuara të emigrantëve.

Partneri i katërt për nga vlera e remitancave të dërguara është Greqia, me një vlerë prej 172.3 milionë eurosh, ose rreth 15.1% e totalit të vitit 2021. Megjithëse pesha e Greqisë në strukturën e emigracionit të ri shqiptar vlerësohet të jetë më e ulët, sidomos në periudhën e postkrizës ekonomike greke, edhe transfertat nga Greqia kanë shënuar rritje, me 2% më shumë krahasuar me vitin 2020.

Një peshë të rëndësishme në totalin e transfertave drejt Shqipërisë ka edhe Amerika e Veriut, kryesisht SHBA (Eurostat i paraqit shifrat në nivel të kontinentit, pa ndarje midis SHBA dhe Kanadasë). Dërgesat nga Amerika e Veriut në vitin 2021 arritën vlerën e 128.1 milionë eurove ose sa 11.2% e totalit. Transfertat nga Amerika janë rritur me 27% krahasuar me vitin 2020, duke shfaqur shkallën më të lartë të rritjes mes pesë vendeve kryesore partnere.

Vendet prej nga vijnë dërgesat e emigrantëve drejt Shqipërisë reflektojnë tendencat e emigracionit dhe sidomos të valës së re të dekadës së fundit. Rritja e numrit të emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë ka sjellë rritje të dukshme edhe të dërgesave të parave nga këto vende. Ndërkohë që Italia vazhdon të kryesojë renditjen e dërgesave hyrëse, pesha e Greqisë duket se ka rënë në dekadën e fundit, duke e renditur atë tashmë në vendin e katërt.

Sipas të dhënave nga Eurostat, transfertat ose dërgesat personale drejt Shqipërisë në vitin 2021 arritën në 1.14 miliardë euro, në rritje me 10% krahasuar me një vit më parë. Shifrat e raportuara nga Eurostat, në fakt, japin vlera ndejshëm më të larta se ato që publikon Banka e Shqipërisë.

Për krahasim, sipas Bilancit të Pagesave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga emigrantët brenda zërit të të ardhurave dytësore në llogarinë korrente kishin vlerën e 761 milionë eurove, shumë kjo rreth 33% më e ulët se ajo që raporton Eurostat./Monitor

Ju sugjerojmë

Protestuesit serbë dhe ushtarët e KFOR “masin forcat” në tërheqje litari (VIDEO)
Rajoni

Protestuesit serbë dhe ushtarët e KFOR “masin forcat” në tërheqje litari (VIDEO)

6 Qershor, 2023 2:33 pm
“Bashkë Fitojmë” kërkoi ekspertizë ndërkombëtare për Kamzën, KAS merr vendimin
Aktualitet

“Bashkë Fitojmë” kërkoi ekspertizë ndërkombëtare për Kamzën, KAS merr vendimin

6 Qershor, 2023 2:31 pm
Video/ Me shpejtësi deri në 170 km/h në Unazën Lindore, policia pezullon 9 patenta
Aktualitet

Video/ Me shpejtësi deri në 170 km/h në Unazën Lindore, policia pezullon 9 patenta

6 Qershor, 2023 2:21 pm
Përmbytje në Haiti/ Humbin jetën 42 persona, mijëra të tjerë të evakuuar
Bota

Përmbytje në Haiti/ Humbin jetën 42 persona, mijëra të tjerë të evakuuar

6 Qershor, 2023 2:16 pm
Osmani: Zgjedhjet në veri të Kosovës mund të organizohen në përputhje me Kushtetutën
Rajoni

Osmani: Zgjedhjet në veri të Kosovës mund të organizohen në përputhje me Kushtetutën

6 Qershor, 2023 2:04 pm
Vodhi “Range Roverin” në Vlorë, 25-vjeçari kapet nga policia pas disa minutash ndjekjeje
Aktualitet

Vodhi “Range Roverin” në Vlorë, 25-vjeçari kapet nga policia pas disa minutash ndjekjeje

6 Qershor, 2023 1:50 pm
Alarmohet policia, raportohet për një pako të dyshimtë në Rinas
Aktualitet

Sherr në hyrje të Kalasë në Elbasan, plagoset një person

6 Qershor, 2023 1:38 pm
Ryshfet Sekretares së MSH, gjykata vendos arrest shtëpie për administratorin e kompanisë
Kronikë

Ryshfet Sekretares së MSH, gjykata vendos arrest shtëpie për administratorin e kompanisë

6 Qershor, 2023 1:32 pm
Transformimi i Piramidës, Deutsche Welle promovon Tiranën si qytet model dhe modern
Aktualitet

Transformimi i Piramidës, Deutsche Welle promovon Tiranën si qytet model dhe modern

6 Qershor, 2023 1:25 pm
Vlorë/ Gjenden 17.000 euro në valixhen e shoferit të autobusit që vinte nga Italia
Kronikë

Vlorë/ Gjenden 17.000 euro në valixhen e shoferit të autobusit që vinte nga Italia

6 Qershor, 2023 1:15 pm
Para
Prej disa ditësh pa dalë në publik, Rama: Kujdes me flamën gripale, se e hoqa vetë

Prej disa ditësh pa dalë në publik, Rama: Kujdes me flamën gripale, se e hoqa vetë

Nga paga minimale te pakoja tjetër për pensionistët, Rama: Gati për politika të reja

Nga paga minimale te pakoja tjetër për pensionistët, Rama: Gati për politika të reja

1020 hektarë tokë e përmbytur në Bashkinë Shkodër

1020 hektarë tokë e përmbytur në Bashkinë Shkodër

TE FUNDIT

Protestuesit serbë dhe ushtarët e KFOR “masin forcat” në tërheqje litari (VIDEO)

Protestuesit serbë dhe ushtarët e KFOR “masin forcat” në tërheqje litari (VIDEO)
6 Qershor, 2023

Edhe pse situata e tensionuar në veri të Kosovës ka vazhduar prej ditësh duke agravuar shtimin e dhunës ndaj qytetarëve...

Lexo më shumë

“Bashkë Fitojmë” kërkoi ekspertizë ndërkombëtare për Kamzën, KAS merr vendimin

“Bashkë Fitojmë” kërkoi ekspertizë ndërkombëtare për Kamzën, KAS merr vendimin
6 Qershor, 2023

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të caktuar ekspert ndërkombëtar për ekspertimin e...

Lexo më shumë

Video/ Me shpejtësi deri në 170 km/h në Unazën Lindore, policia pezullon 9 patenta

Video/ Me shpejtësi deri në 170 km/h në Unazën Lindore, policia pezullon 9 patenta
6 Qershor, 2023

Policia Rrugore vijon kontrollet dhe monitorimin e qarkullimit rrugor edhe gjatë natës, duke përdorur mjetet inteligjente. Në një njoftim për...

Lexo më shumë

Përmbytje në Haiti/ Humbin jetën 42 persona, mijëra të tjerë të evakuuar

Përmbytje në Haiti/ Humbin jetën 42 persona, mijëra të tjerë të evakuuar
6 Qershor, 2023

Të paktën 42 persona kanë humbur jetën pasi përmbytjet e rrezikshme shkatërruan mijëra shtëpi në Haiti. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com