Alessandro Giani, 18 vjeç, ka ndërruar jetë ditën e Krishtlindjeve pasi ishte shtruar për tri ditë në spitalin e Varezes. I riu kishte rënë nga çatia e një fabrike të vjetër të braktisur, ku ndodhej për ta eksploruar. Pasi mjekët kanë deklaruar vdekjen cerebrale të 18-vjeçarit, familja e tij ka pranuar dhurimin e organeve, duke shpëtuar për Krishtlindje 10 jetë të tjera.